Filloi regjistrimi i fëmijëve në çerdhen e parë publike të Prizrenit

Nga sot fillon regjistrimi i fëmijëve (3-6 vjeçar) në çerdhen e parë publike në lagjen “11 Marsi”, pranë shkollës fillore “Lekë Dugagjini”, në Prizren.

Numri i fëmijëve, të cilët mund të regjistrohen në kopsht është gjithsej 160 (120 fëmijë në gjuhën shqipe, 20 në gjuhën boshnjake dhe 20 në gjuhën turke).

Kopshti ka staf profesional, të përgatitur për ofrimin e gjitha shërbimeve edukative, kognitive (njohëse), emocionale dhe shëndetësore (edukatoret e kualifikuara, pedagogun, psikologun dhe mjekun). Raporti edukatore-fëmijë është 2:22. Qëndrimi i fëmijëve në kopsht është tërë ditor.

Informacionet për kushtet për regjistrim si dhe për dokumentacionet e nevojshme mund të gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2020/07/Lajmerim-per-regjistrimin-e-femijeve-ne-kopsht-updated.pdf

Regjistrimi i fëmijëve bëhet çdo ditë pune nga ora 10:00 – 15:00 në objektin e çerdhes në lagjen 11 Marsi. Afati i fundit për regjistrim është data 20 gusht 2020.

Më Shumë

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Lajmet e Fundit