14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Nëntor, 2024

Fillon debati për Projektligjin për Arsimin e Lartë

Debati i parë publik për Projektligjin për Arsimin e Lartë ka filluar sot duke u paralajmëruar nga krerët e arsimit në vend si një ligj përmes të cilit do të ngrihet cilësia në arsimin e lartë si dhe rritet ligjshmëria. Drafti i parë i këtij ligji i hartuar nga Grupi punues, do të vazhdojë të jetë pjesë e debatit publik.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka thënë se Universiteti i Prishtinës do të jetë bartës kryesor i reformës që do të parashihet me ndryshimet në ligj. Përmes këtij ligji , Bajrami tha se synohet të arrihen standarde të larta të cilësisë, të definohet autonomia e Universitetit si dhe një qeverisje akademike në Universitet bazuar kryesisht në kritere akademike. Ministri Bajrami ka theksuar se standardet që do të vendosen me këtë ligj tejkalojnë ato të vendeve të rajonit.

Rektori i Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahu ka thënë se debati që do të zhvillohet nëpër njësi akademike, ka për qëllim të vetëm që të merret produkti më cilësor në përfundim të këtij procesi. Zejnullahu ka thënë se diploma universitare nuk është në nivelin e njëjtë me dijen që fiton studenti.

Prandaj, ai ka thënë se UP-ja është në dispozicion të ndryshimit cilësor të ligjit për arsimin e lartë, ku dhe i është dhënë hapësirë e madhe si institucion. Debati po mbahet në Sallën e Senatit në Rektoratin e UP-së, ku pjesëmarrës në këtë debat janë senatorë, anëtarë të Këshillit Drejtues dhe menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. /Zëri/

Më Shumë

Prizreni synon një tjetër triumf, sfidon Beharin në ‘Përparim Thaçi’

Kampioni aktual i Ligës së Dytë të Kosovës, FC Prizreni, është gati për një tjetër sfidë të rëndësishme teksa pret KF Beharin në stadiumin...

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Së pari, pati raportime se Al-Hilal, një tjetër klub saudit, donte që Cristiano Ronaldo të zëvendësonte Neymarin, i cili ishte duke u larguar nga...

Lajmet e Fundit