10.8 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026

Fillon fushata e korrje – shirjeve në Malishevë

Zyrtari i lartë, pran Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të Komunës së Malishevës, Milaim Morina, ka deklaruar se sot zyrtarisht ka filluar fushata e korrje – shirjeve në këtë komunë.

“Është formuar shtabi komunal për korrje-shirje dhe janë bërë të gjitha përgatitjet për një mbarëvajtje sa më të suksesshme dhe besojmë në përfundim brenda afati kohorë të korrje -shirjeve në komunën tonë”, ka deklaruar Morina.

Shtabi komunal për korrje – shirje, ka përgatitur planin operativ, që të punoi sipas rregullores për korrje- shirje.

Aty parashihet edhe çmimi për hektarë të cilin e ka rekomanduar MBPZHR-ja prej 90 euro.

Drjetoria në fjalë ka kërkuar nga kryesitë e fshatrave që të formohen shtabet lokale si dhe të bëhet grumbullimi i të dhënave gjatë fushatës së korrje -shirjeve.

Duke pasur parasysh sipërfaqet e mbjellura me drithra afro 3.590.00 ha, në territorin e komunës së Malishevës, këtë vit mund të angazhohen 40 autokombajna, ndërsa komuna jonë në dispozicion ka 26 autokombaja, prandaj duhet siguruar edhe 14 sosh.

Sipas njomit tw komunës, rendimentet e grurit varijojnë nga 4500 kg për ha deri në 5500 kg për ha.

Nëse mbretëron koha me mot të mirë, fushat e korrje-shirjeve në Komunën e Malishevës, pritet të përfundoi brenda afatit prej dy javësh të paraparë sipas shtabit komunal për korrje-shirje.

Më Shumë

Peja 03 barazon serinë ndaj Bashkimit, tani gjithçka vendoset në finalen e shtatë

Peja 03 ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Bashkimit me rezultat 65:60, në finalen e gjashtë të Play-Off-it në Superligën e Kosovës për femra,...

Junior 06 dominon finalen e parë U16, shkatërron Vëllaznimin në Prizren

Në palestrën sportive “Sezai Surroi” në Prizren është zhvilluar finalja e parë e Play Off-it për kategorinë U16 në konkurrencën e vajzave (Perëndim), ku...

Lajmet e Fundit