11.6 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Fillon identifikimi i personave që kanë pasur kontakt me të infektuarin nga Malisheva

Komuna e Malishevës ka njoftuar se pas marrjes së informacionit për një rast të prekur me COVID-19, në bazë të rekomandimeve të institucioneve shtetërore, i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për mbikëqyrjen e situatës.

Zyrtarët e IRSHP-së, janë duke e trajtuar rastin dhe janë duke ju dhënë udhëzimet e nevojshme të gjithë atyre personave që kanë pasur kontakt me pacientin tashmë të diagnostifikuar me COVID-19″, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Pas marrjes së informacionit për një rast të prekur me COVID-19, Komuna e Malishevës, në bazë të rekomandimeve të institucioneve shtetërore, i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për mbikëqyrjen e situatës. Në këto momente ka përfunduar edhe takimi i përbashkët në mes Këshillit Komunal për Menaxhimin e situatës me COVID-19, Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren, QKMF-së dhe Policisë së Kosovës.

Janë bashkërenduar të gjitha aktivitetet lidhur me rastin, ku janë duke identifikuar të gjithë personat që kanë pasur kontakte me pacientin, të cilët edhe janë duke u vetizoluar, si dhe në të gjitha hyrje-daljet e Komunës së Malishevës, bazuar në mesazhin e marrë nga kryeministri i vendit, janë duke u vendosur patrullat policore.

Zyrtarët e IRSHP-së, janë duke e trajtuar rastin dhe janë duke ju dhënë udhëzimet e nevojshme të gjithë atyre personave që kanë pasur kontakt me pacientin tashmë të diagnostifikuar me COVID-19.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen, por ti zbatojnë udhëzimet e dhëna nga ana e IKSHP-së dhe Qeverisë së vendit.

Të gjitha organet kompetente komunale, në bashkëpunim dhe në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKSHP-së, janë duke e menaxhuar situatën, prandaj nuk ka vend për panik, por ne të gjithë së bashku duhet t’iu përmbahemi udhëzimeve që janë duke u shfaqur në vazhdimësi në mjetet e informimit dhe rrjetet sociale.

Më Shumë

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Ofrohen për shitje banesa moderne në një zonë te re dhe shumë e përshtatshme për banim, me standard të lartë ndërtimi dhe kushte shumë...

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Rahovec, marrin para dhe stoli ari

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Patoqan të Ulët të Rahovecit. Sipas policisë në cak të hajnave kanë qenë stolitë...

Lajmet e Fundit