15.6 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Fillon sot festivali i muzikës për fëmijë ”Fëmijët e Gëzuar”

festivali femijevEdicioni i 26 i Festivalit të muzikës për fëmijë ”Fëmijët e Gëzuar” mbahet sot në Ferizaj. Organizatorët e këtij festivali kanë bërë të ditur të enjten se për vendin e parë do të garojnë 19 këngëtarë, të ardhur pothuajse nga të gjitha viset e Kosovës por edhe nga Shkupi.
Drejtori artistik i festivalit, Nazmi Aliu, ka thënë për Kosovapress, se ky festival tradicional gradualisht po e merr edhe karakterin e festivalit mbarëkombëtarë. Aliu ka thënë se juria seleksionuese e ka pasur të vështirë të përcaktohet për këto 19 këngë ngase konkurrenca ka qenë mjaftë e lartë.

Organizatori i festivalit ka paraparë edhe shpërblime për më të mirët. Drejtori Aliu, ka shpjeguar se do të shpërblehen tre më të mirët, do të vlerësohet teksti më i mirë dhe do të ndahet edhe shpërblimi i publikut. “Marrin pjesë këngëtarë dhe kompozitorë më të mirë. Sivjet konkurrenca është më e madhe, për këtë arsye e kemi paraparë që edhe shpërblimet të jenë më të pakta se vitet e kaluara”, ka thënë Nazmi Aliu.

Merret vesh se prej konkurrentëve do të paraqiten edhe Albana Berisha, Blinera Muzhaku, Blerta Haliti, Arbnora Rexhepi etj. Juria profesionale do të jetë nà « përbërje, Sami Piraj, Shqipe Halili dhe Pranvera Sylejmani.

Më Shumë

Disa lagje në Prizren mbesin pa ujë për shkak të një defekti në rrjetin transportues

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se disa zona të Prizrenit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes si pasojë e një defekti në...

Zbulohet kundërvajtje doganore në Prizren me vlerë 6 mijë euro

Zyrtarët doganorë në Zyrën e Brendshme Doganore Prizren kanë identifikuar deklarim të pasaktë të mallrave gjatë procedurave të zhdoganimit. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ekzaminimit u...

Lajmet e Fundit