Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka bërë hapjen e vendvotimeve për zgjedhjet lokale ku edhe votoi vet.
Ajo bëri thirrje tek të gjithë që të dalin në zgjedhje që të kryejnë obligimin e tyre kushtetues.
“Shpresoj që me votën time të fitojë më i mirë. Uroj ditë të mbarë dhe le të fitojë Kosova”, ka thënë Daka me rastin e votimit.
E pyetur se kur mund të dalin rezultatet e para preliminare ,ajo tha se kjo mund të bëhet dy ose tri orë pas mbylljes së vendvotimeve.
Me hapjen e vendvotimeve nga Daka në gjithë Kosovën është bërë hapje e 2 mijë e 366 qendrave të votimit,, sa janë të parapara në gjithë vendin tonë.
Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote afër 1.8 milionë kosovarë për 38 komuna ku do të zgjedhin përfaqësuesin e tyre për katër vitet e ardhshme.
Numri i kosovarëve që tashmë kanë shprehur dëshirën për të votuar e që gjenden jashtë vendit është 8383, e të cilët mund të votojnë përmes postës.
Gjatë ditës për të votuar do të përdoren listat e hapura.
Në zgjedhjet për Kuvende Komunale, votuesi voton për një subjekt politik të certifikuar dhe mund të votojë për një kandidat nga lista e kandidatëve të këtij subjekti politik