19.7 C
Prizren
E martë, 29 Prill, 2025

Filmi ‘Dangerous Acts’ u shfaq në DokuKino (Trailer)

Në kuadër të projektit Dokuvizion, dje, në DokuKino u shfaq filmi Dangerous Acts – Elementet e paqëndrueshme të Bjellorusisë.

Pas shfaqjes së filmit u mbajt një diskutim lidhur me temën e cila ngjalli shumë interesim te audienca, ku gjashtë qytetet e përshira në këtë shfaqje patën rastin t’i bënin pyetje Andrei Sannikov, ish kandidatit presidencial dhe liderit të opozitës së Bjellorusisë i cili ishte i ftuar në Beograd.

Filmi është kompletuar duke përdorur xhirimet e kontrabanduara jashtë vendit, përkundër kërcënimit të vazhdueshëm, sulmeve dhe burgosjeve, filmi sjell pamje dramatike të protestuesve paqësorë që rrahen dhe shtyhen në automjetet e blinduara të policisë, për shkak se krimi i tyre ishte duartrokitja dhe qeshja në rrugë.

E diskutimi ynë me mysafirin e veçantë përmes lidhjes në Beograd u përqëndrua në diskutimin se, a mundet përmes artit të luftohet kundër diktaturës dhe për liri, duke i bërë ballë uniformitetit dhe cenzurës, dhe përmes kësaj të ndryshoj edhe botën!

“Për qeverinë e Bjellorusisë arti i pacenzuruar është aktivitet kriminal!”

Një barcoletë e njohur e Bjellorusisë, ku kreu i komisionit zgjedhor i thotë Lukashenkos, “e kam një lajm të mirë dhe një lajm të keq. Lajmi i mirë është që jeni president përëri, e lajmi i keq është që askush nuk ka votuar për ju…”

Kjo barcoletë ka shumë të vërtetë, dhe ky film tregon për përpjekjet heroike në protestat kundër shtypjes të Belarus Free Theatre në shtetin e njohur si “Diktatura e Fundit e Europës”.

Gjatë diskutimit dhe pyetjes nga Prizreni se cili është roli i Rusisë në politikën e tashme të Bjellorusisë, Sannikov konfirmoi se Rusija ende i trajton shumë territore të ish Bashkimit Sovjetik si territore të veta dhe si rezultat është edhe influenca dhe ndikimi i politikës Ruse në Bjellorusinë e Llukashenkos. Ai poashtu konfirmoi se opozita, edhe pse në ekzil, është mjaft aktive në mobilizimin e aktivistëve të cilët janë duke e mbajtur frymën opozitare të gjallë, përkundër terrorit të ushtruar nga diktatura e fundit në Europë, si e quajti ai pushtetin aktual të Bjellorusisë.

Pas shfaqjes së filmit, publiku Prizrenas përmes votimit e vlerësoi lart filmin me notën mesatare 4.4 nga 5 sa është maksimumi.

Traileri i filmit:

Dokuvision është një projekt partneriteti i Rrjetit Ballkanik të Distribuimit të Dokumentarëve (BDDN) anëtarët e së cilës janë MakeDox /Shkup, Maqedoni/, Dokufest /Prizren, Kosovë/, Underhill Fest /Podgoricë, Mali i Zi/, Restart /Zagreb, Kroaci/, Slobodna Zona / Festival Free Zone Film /Beograd, Serbi/, Petra PAN Film Production dhe Demiurg Distribucija /Ljubjanë, Slloveni/. “Dokuvisioni” përkrahet nga Ballkan Arts & Culture Fund (BAC).

Më Shumë

“Ku ishte Arbëri kur e kam mbështetë VV-në në Prizren”: Duda Balje thotë se nuk kanë ndryshuar qëndrim

Deputetja Duda Balje ka bërë të ditur se nuk ka ndryshuar qëndrim, pra që të qëndrojnë në opozitë. Ajo ka pasur kritika për Arbër Rexhajn. “Na...

Nga 15 në 12 qershor – Dragashi ndryshon datën e çlirimit

Me 21 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi Komunal i Dragashit ka miratuar sot vendimin për ndryshimin e datës zyrtare të çlirimit...

Lajmet e Fundit