31.3 C
Prizren
E diel, 3 Gusht, 2025

Filmi i Dren Zherkës, pjesëmarrës në festivalin ÉCU në Paris

Një gjë të tillë e ka bërë publike vetë skenaristi dhe regjisori Zherka, i cili poashtu ka treguar edhe datat kur do të mbahet festivali.

Filmi “Eho” me skenar dhe regji nga Dren Zherka dhe me producent Alban Zogjani, i cili premierën botërore e pati në Montreal World Film Festival të Kanadasë, tashmë do të shfaqet edhe në festivalin ÉCU-The European Independent Film Festival 2017, shkruan KultPlus.

Një gjë të tillë e ka bërë publike vetë skenaristi dhe regjisori Zherka, i cili poashtu ka treguar edhe datat kur do të mbahet festivali.

“EHO do shfaqet në Paris në festivalin ÉCU që mbahet gjatë datave 21-23 Prill. Shpresoj të shoh ndonjërin nga ju në Paris, dhe shpërndajeni nëse dini ndonjë të interesuar”, tha shkruar Dren Zherka.

‘Eho’ është filmi debutues i Dren Zherkës ku në rolet kryesore janë Selman Jusufi dhe Klara Höfels ndërsa ekipa realizuese është kosovare dhe gjermane.

Filmi flet për humbjen, vetminë, dhe për një lidhje të pashprehur që i bashkon dy prindërit në moshë, larg nga njëri-tjetri, përmes një aksidenti fatal. Një grua në Gjermani fillon udhëtimin dhe eksplorimin e jetës së emigrantit ilegal, dhe në vend të kësaj gjen dhimbjen dhe vetminë e saj; një njeri të moshuar në Kosovë që humbja dhe vetmia e kanë sjell në fund të udhëtimit të tij.

‘Eho’ është realizuar nga kompania filmike ‘ASHA’ dhe ‘MAGUSfilms’ dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Më Shumë

Kallëzim penale për dëmtimin e shtatores së Skënderbeut në Prizren

Shoqata “Lekë Dukagjini” – Shpenadi ka paraqitur një kallëzim  penale në Prokurorinë Themelore të Prizrenit ndaj personave të panjohur, për shkak të dëmtimit dhe...

Mëngjes i qetë në pikat kufitare, ja sa po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë

Mërgimtarët që ia mësynë Kosovën këtë mëngjes, pikat kufitare të vendit nuk u gjetën të ngarkuara. Bazuar në të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim...

Lajmet e Fundit