3 C
Prizren
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Fituan 500 mijë euro në lotari 10 vjet më parë, tash iu kërkohet t’i kthejnë

Fituan 500 mijë euro në një lotari të Snaitech në vitin 2012, por tani Gjykata e Apelit të Firences ka urdhëruar kthimin e shumës.

Fitorja në fakt thuhet se ishte falë një anomalie teknike në sistem, e cila në 17 minuta nxori dhjetëra bileta me fat. Të tre miqtë toskanë arritën t’i merrnin paratë me një urdhër të gjykatës së Pizës, por tani ky vendim është rrëzuar.

Nuk është e qartë nëse, pas dhjetë vjetësh, tre miqtë i kanë ende paratë apo i kanë shpenzua. E sigurt është se fjala përfundimtare i takon Gjykatës së Lartë.

Mbajtësit e biletave fituese në atë kohë u përpoqën të padisnin Snaitech, por nuk arritën të merrnin paratë. Të vetmit që ia arritën ishin tre miqtë toskanë, tani 40 vjeç, falë një vendimi të gjykatës së Pizës.

Kompania, e detyruar të paguajë shumën, në vitin 2018 vendosi të apelojë çështjen. Dhe pak ditë më parë ka ndodhur përmbysja, tre personat do të duhet t’i kthejnë Snaitech-it të gjitha shumën me interesat ligjore duke filluar nga datat e pagesës.

Më Shumë

Komuna e Dragashit fiton Grantin e Performancës për herë të tretë radhazi

Komuna e Dragashit, nën udhëheqjen e Kryetarit Xheladini, është shpallur fituese e Grantit të Performancës për të tretin vit radhazi. Ky sukses vjen si rezultat...

Ministri Çeku feston Krishtlindjen në Prizren

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka shënuar festën e Krishtlindjes në Prizren, duke marrë pjesë në aktivitete festive dhe vizita tek...

Lajmet e Fundit