Fjalët e Vlora Çitaku për Albin Kurtin para Ivica Daçiqit, flet kryetari i VV-së në Prizren

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dega në Prizren, Artan Abrashi, e ka përshëndetur fjalimin e sotëm të Vlora Çitakut në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në të cilin deklarim ajo mbrojti Albin Kurtin pas akuzave të Ivica Daçiqit, kryediplomatit të Serbisë.

Pasi Albin Kurti u bë temë e diskutimit në Këshillin e Sigurimit në OKB pas akuzave të Ivica Daçiqit për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Çitaku theksoi se në kohën kur ministri i Jashtëm serb kishte qenë ministër i regjimit të Slobodan Millosheviqit, “Kurti kishte qenë i burgosur politik në Serbi”.

E, Abrashi i Lëvizjes Vetëvendosje ka shprehur respekt për qëndrimin e Çitakut në OKB.

“Qëndrim për t’u përshëndetur #respekt”, ka thënë Abrashi, teksa ka shpërndarë fjalimin e Çitakut në seancën raportuese për Kosovën në KS të OKB-së.

Abrashi ka qenë pjesë e listës për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit. /Insajderi.com

Më Shumë

Lirisë i duhet vetëm fitorja për “playoff”-in e Superligës

Liria do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në javën e fundit të Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me...

Qeveria në detyrë miraton pakon “Inflacioni 2.0”, nga 100 euro për pensionistë, punëtorët privat, fëmijë dhe studentë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria në detyrë ka ndarë fonde dhe ka miratuar një paketë të re për përballje me...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit