Flasin familjarët e 22 vjeçarit nga Malisheva që u vra në Maqedoninë e Veriut

Kafen e fundit para se të nisej, e kishte pirë në një kafene në Bellanicë të Malishevës.

E nga këtu, Rilind Hoxha, kishte hyrë për t’i prerë flokët tek shoku i tij.

Por, Arbër Sërtolli, nuk e dinte që ai takim, do të ishte i fundit më mikun e tij të fëmijërisë.

Ndërkohë rreth 4 orë pas këtij takimi, Rilindi me tre shokë të tjerë, kishin shkuar për ta vizituar Shkupin.

E rrugës për t’u kthyer në Kosovë, ata u ndalen në këtë vend për t’u furnizuar me derivate.

Derisa vetura e tyre të mbushej, 4 shokët vendosen ta pinë edhe një kafe, që doli të jetë e fundit për 22 vjecarin, transmeton T7.

 

Kjo pasi që disa persona të armatosur, hynë për të grabitur këtë kazino.

E kur plani nuk u shkoi siç e kishin menduar, ata qëlluan mbi të pranishmit, duke lënë të vdekur Rilindin 22 vjeçar.

Pavarësisht që trupi i tij ndodhet ende në Maqedoninë e Veriut, familja në Bellanicë ka hapur dyert për të pame.

Familjarët për T7, kanë treguar që Rilindi kishte ardhur për pushime në Kosovë.

Ai kishte disa vjet që po punonte në Gjermani.

Ndërsa në momentet kritike, ai kishte provuar të largohej nga vendi ku po kryhej grabitja.

Familja e tij po bëhej gati për dasmën e djalit të tyre të vetëm.
T7 ka tentuar të flasë edhe me shokët e të ndjerit, që ishin me të kur ndodhi tragjedia.

Megjithatë ata nuk kanë qenë në gjendje të tregojnë se si ka ndodhur ngjarja.

I vdekur në këtë rast, mbeti edhe roja e kazinos, Bunjamin Nushi 20 vjeçar, nga fshati Krushopek i Shkupit.

Ai ishte anëtar i një klubit të mundjes.

Më Shumë

Kryeziu: E di që ka qytetarë të revoltuar, të lodhur, që s’duan të dalin fare në zgjedhje – por Kosova mbrohet edhe me votë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje dhe zhvillimet...

Prizren: Kërkohet paraburgim për një të dyshuar për fajde, një tjetër në arrati

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale të fajdesë, ndërsa një person...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit