8.1 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Flet avokati i Hysni Peqanit: Burdushi është në gjendje të keqe

Avokati i Hysni Peqanit, i njohur si Burdushi, i cili është i ftuar në emisionin Frontal në T7, ka thënë se Burdushi është në gjendje të keqe emocionale. Ai ka thënë se masa e caktuar për paraburgim, është e panevojshme për të, andaj duhet një masë më e lehtë.

Asdren Hoxha, avokat i Burdushit,  në T7 ka thënë se po të ishin marrë parasyshë paralajmërimet e tij që shpesh i ka dërguar gjykatës që t’i lehtësohet masa e paraburgimit, nuk do të ndodhte kjo që ka ndodhur para dy javëve.

“Ai është në gjendje të keqe emocionale për shkak të paraburgimit, atij duhet t’i zbutet masa, sepse s’ka nevojë të qëndrojë në paraburgim”, ka thënë avokati.

Ai ka thënë se në momentin kur i ka ndodhur kjo Burdushit, ai ishte trajtuar në ambulantëne burgut dhe edhe pse ka pasur nevojë të dërgohet në spital të Prizrenit, nuk e kanë bërë pasi nuk kanë dashur që kjo çështje të bëhet e madhe.

“Burdushi nuk e di a është lëndu a jo, e di që është trajtu në ambulantën e burgut, edhe ka tregu që nuk e kanë çun ë ambulantën e qytetit, për me u heshtë kjo çështje”, tha avokati.

“Ka vjell, kur ia kanë hek atë prej fytit, ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike. Do të duhej trajtim serioz i cili nuk është bërë. Po ta kishin dërgu në spital lajmi sigurisht që kish dalë ma herët, kanë tentu mos me u bë publike kjo”, ka thënë avokati Hoxha në T7./GazetaExpress/

Lexo më shumë në: https://m.gazetaexpress.com/lajme/flet-avokati-i-hysni-peqanit-burdushi-eshte-ne-gjendje-te-keqe-633762/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Komuna e Prizrenit anëtarësohet me të drejta të plota në Sister Cities International

Komuna e Prizrenit është bërë anëtare me të drejta të plota e Organizatës Ndërkombëtare të Qyteteve Simotra (Sister Cities International) me seli në Washington...

Përvjetori i lindjes së Fan Stilian Nolit, figurës poliedrike të historisë dhe kulturës shqiptare

Sot përkujtohet përvjetori i lindjes së Fan Stilian Nolit, një prej personaliteteve më të mëdha dhe më të gjithanshme të historisë shqiptare. Poet, përkthyes,...

Lajmet e Fundit