8.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Flet familja nga Prizreni që ia pa më së shumti sherrin ariut të famshëm

Ariun që po e kërkojnë të gjithë, familjes Demiri i ka shkaktuar dëme rreth 30 mijë euro.

Atyre u ka mbytur 28 dhi e 4 dele si dhe u ka dëmtuar pronën përreth.

Ani pse u kërkua me përkushtim të madh e madje doli edhe një vendim për vrasjen e tij, familja Demiri thonë se ai po vazhdon të duket në fshat.

Madja zoja e shtëpisë tregon se nuk është vetëm një ari.

E burri i saj i shqetësuar tregon që kanë frikë prej ariut, shkruan T7.

Babai i katër djemve tregon se kanë ka kërkuar që t’i kompensohet dëmi.

E për të njëjtën kafshë Agjencia Pyjore e Kosovës kërkuan që të vritej.

Por për Komunën e Prizrenit kjo nuk është forma më e mirë zgjidhjes së këtij problemi.

Ndërkohë për vendimin e agjencinë të pyjeve janë paralajmëruar edhe hetime nga ana e prokurorisë së shtetit.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit ka thënë se organi i akuzës do të veproj konform bazës ligjore.

Zyrtarë nga pylli i Arinjve në Prishtinë janë deklaruar se nuk kanë vend të strehojnë kafshën por kanë ofruar një zgjidhje.

Ata gjatë së dielës kanë deklaruar se të enjten do të sjellin në Kosovë një profesor nga Universiteti i Zagrebit të Kroacisë.

Fjala e tij  pritet të jetë vendimtare sa i përket polemikave rreth çështjes se a duhet vrarë apo jo ariu i murrmë.

Më Shumë

Mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 863 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 16 aksidente me të...

Protestë më 1 maj, Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj thotë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka urdhër nga kryeministri...

Lajmet e Fundit