14.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Florence + The Machine është rrugës

FlorenceAlbumi i tretë i Florence + The Machine’s duket se është krejt afër realizimit final.
Një website i fansave të saj publikoi foto në të cilën tregoheshin përgatitjet që po i bëheshin albumit në një studio muzikore.

Sajti i quajtur “Florence and The Machine Army” postoi foton gjatë vikendit, por që titulli i albumit nuk shihej, sepse ishte mbuluar me qëllim me një stilolaps. Më pas, fotoja u largua. Mos u brengosni, ne e kemi foton dhe mund ta shihni më poshtë.

Më herët këtë vit, Florence Welsh pat konfirmuar edhe vetë se është duke punuar për albumin e tretë të Florence + The Machine.

Ky album, që pritet të dalë së shpejti, vjen pas albumit të parë debutuese të vitit 2009 i cili quhej “Lungs”, e që u pasua në vitin 2011 me albumin tjetër, të dytin me radhë, “Ceremonials”.

Florence + The Machine iu kthyen skenës më herët këtë vit, me koncertin e mbajtur gjatë verës në festivalin e Varshavës, Poland’s Orange.

Welch, gjithashtu, këndoi dy këngë në koncertin “The Other Ball”, në Londër, organizuar nga Mark Ronson, themelues i fondacionit Arms Around The Child, dhe më pas u paraqit edhe gjatë vjeshtës që shkoi në Kaliforni.

Florence + The Machine do të marrin pjesë në disa prej koncerteve kryesore në Europë dhe supozohet se do të paraqiten edhe në festivalin e famshëm Glastonbury. /Politiko.net

Më Shumë

Malishevë: Gjendet pa shenja jete një person në garazhin e shtëpisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në orët e pasdites, një person është gjetur pa shenja jete në garazhin e shtëpisë së...

“Hasi Jehon”, festivali gjysmë shekullor që ruan traditën

Tre netët e para të majit, malet e fshatit Gjonaj patën jehonë tjetër. Më 1, 2 dhe 3 maj, aty u mbajt Festivali “Hasi Jehon”,...

Lajmet e Fundit