Forumi Mysliman hetohet për nxitje të urrejtjes

formys1Të rinjtë e Forumit Mysliman pritet të përballen me drejtësinë. Kundër tyre janë duke u kryer hetime për vepër penale të dënueshme deri në tetë vjet. Policia ka marrë autorizime për kryerje të hetimeve për shkak të një komunikate që ka lëshuar Forumi i të Rinjve Myslimanë pas rrëzimit të shtatores së Nënës Terezë në Mitrovicë, njofton “Koha Ditore”. Në komunikatën e lëshuar nga Kryesia e FRM-së, Nëna Terezë është quajtur putë dhe maqedonase. Videot e sigurisë nuk dëshmojnë nëse shtatorja e nobelistes është rrëzuar nga dora e njeriut. Raporti përfundimtar pritet të dalë shpejt,shkruan Koha ditore.

“FRM i cili ka kundërshtuar ndër vite procesin e dhunshëm dhe antiligjor të katolicizimit dhe sllavizimit të Kosovës, rrënimin më të fundëm të putës së Terezës në Mitrovicë, e shikon si një bekim hyjnor që ka ardhur nga qielli si shpërblim për popullin e vuajtur shqiptar”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga ky forum që është pjesë e Lëvizës Islamike Bashkohu, drejtuar nga Fuad Ramiqi

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Lajmet e Fundit