5.6 C
Prizren
E shtunë, 24 Janar, 2026

FSK dhe njësia e qenve në operacion për gjetjen e Muharrem Berishës

Forcat e Sigurisë së Kosovës, njësiti për Kërkim- Shpëtim kanë filluar gjatë ditës së djeshme operacionin e kërkimit të Muharrem Berisha nga fshati Gurbardh i Malishevës.

Sipas njoftimit të zyrës për media të FSK-së, kjo e fundit është angazhuar në operacion në rajonin e Malishevës.

Vendimi ka ardhur nga ministri i MFSK-së, Rrustem Berisha me urdhër të Gjenerallejtënant, Rrahman Rama.

“Ekipit e FSK-së të Kërkim-Shpëtimit në Male, gjithsejtë 18 pjesëtarë dhe njësia K-9 (njësia manovruese me qenë të stërvitur), janë në bashkëpunim të vazhdueshëm edhe me institucione tjera si dhe vullnetarë të shumtë”, thuhet në njoftim.

Operacioni i kërkimit është në vlugun e tij dhe se FSK do të vazhdoj kërkimet më tutje.

Më Shumë

Aktivistë të LDK-së në Prizren akuzojnë kryetarin e degës, Driton Selmanaj, për manipulim votash

Një grup aktivistësh të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren kanë zhvilluar sot një aksion simbolik në hyrje të zyrës së degës së...

Sekuestrohen tre armë në Prizren, arrestohet një i dyshuar për kanosje

Policia e Kosovës ka sekuestruar tre armë zjarri dhe ka arrestuar një person të dyshuar në fshatin Randobrava të Prizrenit, pas një mosmarrëveshjeje mes...

Lajmet e Fundit