FSK-ja njoftohet me menaxhimin e emergjencave në komunën e Malishevës

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), përkatësisht njësia ndërlidhëse për marrëdhënie ushtarako-civile, të prirë nga majori Rexhep Bytyçi, kanë qëndruar të enjten në Malishevë, ku janë takuar me kryetarin e Malishevës, Ragip Begaj, drejtorin e për Mbrojtje dhe Shpëtim, Valon Gashi, dhe zyrtarët përgjegjës të DMSH-së.

Qëllimi i këtij takimi, ishte njoftimi me nivelin e menaxhimin e emergjencave lokale në Komunën e Malishevës, si dhe mundësia për bashkëpunimin me njësitë reaguese të FSK-së, në rastet e situatave emergjente.

Fillimisht, kreu i Malishevës i ka falënderuar njësinë e FSK-së, për përkushtimin e tyre në zbatimin e detyrave në mbrojtje të jetës së qytetarëve, në raste të situatave të krizave apo emergjencave, dhe gatishmërisë së FSK-së, për të bashkëpunuar me nivelin lokal, për menaxhimin e emergjencave eventuale.

Ndërsa drejtori komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, Valon Gashi, i ka njoftuar me gjendjen e përgjithshme në Malishevë, për situatat emergjente të cilat janë paraqitur gjatë këtij viti, përkatësisht përmbytjet e shkaktuar dhe menaxhimin e këtyre situatave, të cilat janë menaxhuar mirë nga ana e pushtetit komunal.

/Epoka e re/

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Lajmet e Fundit