18.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

FT: Strategjia për informim është hartuar me qasje përjashtuese nga Komuna e Prizrenit

Prizren-shtepia bardheForumi Transparenca vlerëson se strategjia e Komunës së Prizrenit për informim është hartuar me qasje përjashtuese.

“Komuna e Prizrenit ka iniciuar hartimin e Strategjisë Komunale për Informim, Komunikim dhe Pjesëmarrje qytetare. Në versionin para-final, të shpërndarë nga Zyra për Informim e Komunës së Prizrenit, në pjesën ku përshkruhet metodologjia në faqen 15 thuhet se “strategjia është hartuar me një pjesëmarrje të gjerë, duke përfshirë përfaqësues të organeve komunale relevante, organizatave të shoqërisë civile dhe të medieve”, thuhet në reagimin e Forumit Transparenca.

“Ndërsa në faqen 14 sqarohet se “fillimisht është organizuar një punëtori me pjesëmarrje të gjerë të të gjitha palëve me interes, ku janë identifikuar fushat problemore që duhen adresuar me strategji. Gjithashtu, është bërë një analizë gjithëpërfshirëse e problemeve sipas fushave problemore”. Tutje shkruan se “për hartimin e strategjisë dhe të planit të veprimit për komunën e Prizrenit është formuar një grup i punës, i përbërë nga përfaqësues të komunës, nga OSHC-të, OJQ-të dhe ekspertë të fushave përkatëse, si dhe organeve gjegjëse komunale, sic është ZIP, zyra ligjore dhe zyra për integrime evropiane”. Përvec kësaj, thuhet se janë “konsultuar edhe përfaqësues të zyrave për informim nga komunat tjera…”.”

“Po ashtu theksohet se “tryezat dhe punëtoritë gjatë fazës përgatitore me sukses i kanë shërbyer synimit për përfshirjen e sa më shumë palëve nga qeverisja lokale dhe komuniteti i OJQ-ve” dhe se kjo qasje “ofron garanci që strategjia do të zbatohet me sukses dhe do të ketë përkrahjen e shoqërisë së gjerë”. Në këtë draft potencohet se “metodologjia e përdorur në procesin e hartimit të strategjisë dhe të planit të veprimit është përmes planifikimit me pjesëmarrje të gjerë, gjegjësisht përmes metodologjisë së kornizës logjike dhe veglave të saja të planifikimit”.

Forumi Transparenca përmes kësaj letre publike dëshiron që ta njoftojë opinionin se pjesa dërrmuese e anëtarëve të saj, e veçanërisht komuniteti i gazetarëve nuk janë përfshirë fare në procesin e konsultimeve për hartimin e kësaj strategjie.
“Për këtë shkak Forumi Transparenca konsideron se Strategjia komunale për informim, komunikim dhe pjesëmarrje qytetare e Komunës së Prizrenit është hartuar me një qasje përjashtuese, sidomos ndaj komunitetit të gazetarëve, por edhe aktivistëve të shoqërisë civile që kanë përvojë disavjeçare në monitorimin e punës së organeve komunale, si dhe grupeve të qytetarëve, të cilat në këtë rast janë palë tejet të rëndësishme të interesit sa i përket informimit, komunikimit dhe pjesëmarrjes qytetare”.

“Forumi Transparenca dëshiron të sjellë në vëmendje se vendimi i kryetarit të komunës për lejimin e hartimit të strategjisë është marrë më 3 shkurt, derisa drafti i parë është prezantuar para gazetarëve dhe monitoruesve nga shoqëria civile vetëm pas tre javësh, më 25 shkurt, dhe atë në një konferencë për shtyp. Pas vërejtjeve të paraqitura, kanë pasuar ftesat për OJQ-të për një punëtori e një tryezë, por jo edhe për gazetarët.

Forumi Transparenca vlerëson se gazetarët e Prizrenit nuk e kanë merituar një injorim të tillë në hartimin e këtij dokumenti strategjik dhe se është dashur të jenë të përfshirë nga fillimi në procesin e hartimit të këtij dokumenti strategjik, njëjtë sikurse edhe aktivistët e shoqërisë civile që kanë përvojë shumëvjeçare në monitorimin e punës së organeve komunale”.

“Me këtë rast Forumi Transparenca shpreh dyshimet e bazuara të anëtarëve të saj se hartimi i strategjisë nuk është realizuar me pjesëmarrje të gjerë dhe se si i tillë është ndërtuar bazuar në vlerësimet e ngushta, pa i përfshirë nevojat e të gjitha palëve të interesit”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Motra e Ukshin Hotit: Zbardhja e fatit të tij duhet të jetë obligim prioritar i Qeverisë dhe i ndërkombëtarëve

  “Deri më tani, përpos fjalëve poshtë e përpjetë, nuk ka diçka serioze që të merret me çështjen e tij dhe të zbardhet fati i...

Në Prizren vazhdon sekuestrimi i motoçikletave dhe gjobitja e kundërvajtësve (FOTO)

Me datën  8 dhe 9 maj 2024 policia në Prizren ka sekuestruar disa motoçikleta dhe u janë shqiptuar 563 gjoba për kundërvajtje të ndryshme...

Lajmet e Fundit