15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Shuhet bashkautori i hitit “All Right Now”

Andy FraserAndy Fraser, bashkautor i “All Right Now”, që u bë himn i rockut në vitet ’70, kur ai ishte basisti adoleshent i rock bendit britanik “Free”, ka vdekur në California, në moshën 62-vjeçare.

Shkaku i vdekjes së tij ende mbetet i panjohur dhe po hetohet për këtë. Në moshën 15-vjeçare, Fraser, i cili ishte i lindur në Londër, për një kohë të shkurtër ishte bërë anëtar i “John Mayall & The Bluesbreakers”. Ky bend kishte funksionuar si një fushë trajnuese për rockerët e rinj britanikë, duke përfshirë edhe Eric Claptonin dhe kitaristin e “Rolling Stones”, Mick Taylor.

Brenda një viti, Fraser u bë një prej anëtarëve themelues të bendit “Free”. Një prej anëtarëve më të shquar të këtij bendi ishte këngëtari e kitaristi, Paul Rodgers, i cili po ashtu ishte frontmen i bendeve “Bad Company” dhe “The Firm”.

Një prej këngëve më të mëdha të bendit ishte “All Right Now” e vitit 1970 që mbetet një prej hiteve që definoi rockun klasik që transmetohej nëpër radio. Fraser bashkë me Rodgersin e kompozuan këngën dhe po ashtu kishte interpretuar një pjesë solo në bas.

Kënga është po ashtu një element kryesor i stadiumeve futbollistike. Bendet marshuese të Universitetit të Stanfordit dhe atij të Californisë Jugore çdo herë e kishin interpretuar para ndeshjeve të tyre.
Fraser kishte vazhduar të bënte muzikë gjatë shumicës së jetës së tij, por ai asnjëherë s’do ta barazonte suksesin me kohën kur ishte adoleshent i bendit “Free”, që u shpërbë në vitin 1972.
Ai dhe Rodgers kishin dalë në skenë për të interpretuar hitin “All Right Now” në “Woodstock” më 1994.

Vdekja e Fraserit është konfirmuar nëpërmjet një deklarate për medie.
“I mbijetuar i kancerit dhe AIDS-it, Andy ishte një aktivist i fortë dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut”, është shkruar në komunikatë. Pas publikimit të lajmit për vdekjen e tij, yje të shumta kanë bërë homazhe. Mes tyre edhe basisti i “Kiss”, Paul Stanley.
“U prehsh në paqe Andry Fraser, basisti ikonë i grupit ‘Free’ dhe autor i ‘All right Now’ dhe shumë këngëve të tjera. Humbje e madhe”, ka shkruar ai.

Rock këngëtari britanik Michael Des Barres, e ka quajtur atë “një prej basistëve më kreativë e me shpirt, aktivist e humanitar”.

Hiti i “Free”, “All Right Now”, ishte pozicionuar në vend të dytë në top – lista britanike dhe mbante pozitën e katërt në ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kënga është vlerësuar nga Shoqata Amerikane e Kompozitorëve, Autorëve e Botuesve në vitin 1990, për arritje të mbi një milion transmetimeve në radio.

Sipas një interviste që e kishte dhënë bateristi i “Free”, Simon Kirke, kënga ishte shkruar “pas një koncerti të keq në Durham”.
“Ishte e qartë që na duhej një rocker për të përmbyllur spektaklet tona. E, papritur një frymëzim e goditi Fraserin dhe ai nisi të realizonte “All Right Now” me shumë energji. Ai u ul dhe e shkroi këngën këtu në dhomën e gardërobës. Nuk i janë dashur më shumë se 10 minuta”.

Folegjenda: Basistit Andy Fraser nuk iu deshën më shumë se 10 minuta për kompozimin e “All Right Now”

Më Shumë

Gjithçka gati për festivalin tradicional folklorik “Hasi Jehon”

Me 2, 3 dhe 4 maj në Gjonaj të Hasit mbahet Festivali “Hasi Jehon”, edicioni i 35-të. Ansamble që kultivojnë folklorin burimor nga e...

Një person i kërkuar arrestohet në Prizren dhe dërgohet në vuajtje të dënimit

Stacioni Policor në Prizren vazhdon angazhimin e tyre në ruajtjen e rendit publik dhe ekzekutimin e urdhërave gjyqësore. Sot, më 26 prill 2024, një operacion...

Lajmet e Fundit