15.5 C
Prizren
E shtunë, 15 Mars, 2025

Fuqia ushtarake e Iranit e 13-ta në botë

Edhe pse financiarisht jo fuqi e madhe Irani për të kompesuar dobësinë relative mbështetet ushtarakisht tek aftësitë asimetrike. Strategji kjo me sa duket e suksesshme.

Irani është forcë e madhe ushtarake në Lindjen e Mesme, me 534 mijë persona aktivë në ushtri, marinë, forcë ajrore dhe Korpusin e Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC). Indexi botëror, Global Firepower Index, një faqe interneti që bën renditjen online të fuqive ushtarake, e klasifikon Iranin në vendin e 13 në 136 vendet e botës. Kjo renditje bëhet në bazë të 50 faktorëve, përfshirë edhe potencialin e aftësisë për luftë të forcave jokonvencionale (jo nukleare), fuqisë së ushtrisë, gjeografisë dhe financave. Për të bërë një krahasim me fuqi të tjera rajonale, po themi se Turqia radhitet e nënta, kurse Egjipti i 12-ti, Izraeli i 16-ti dhe Arabia Saudite e 26-ta.

Popullsia e Iranit prej 82 milionësh, tregon se ushtria mund të rritet. Ky është një faktor kyç në zgjatjen e luftrave, siç zgjati luft Iran- Irak, midis 1980 -1988.

Sidoqoftë, buxheti prej 16 miliardë dollarë në vitin 2017, nuk mund të krahasohet me rivalët e veçantë rajonalë dhe është i vogël në krahasim me shpenzimet për mbrojtjen që bëjnë vendet me të cilat Irani mund të hynte në konflikt: si për shembull buxheti i Izraelit prej 18.5 miliardë dollarë (plus 3.5 miliardë dollarë ndihma ushtarake prej SHBA), i Arabisë Saudite 76.7 miliardë, dhe Shteteve të Bashkuara prej 600 miliardë dollarë.

Asimetria strategjike përgjigje për disavantazhet
Irani shiit është financiarisht peshë e vogël për ato vende që ai i sheh si kërcënime ushtarake, Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe shtetet arabe të Gjirit, të cilat janë sunite. Po ashtu vendi është i rrethuar nga baza ushtarake amerikane dhe atij i mungon garancia e sigurisë që rivalët – arabët e Gjirit dhe Izraeli marrin prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përveç kësaj Irani ka vuajtur katër dekada me radhë nën embargon e Shteteve të Bashkuara dhe që prej 2006 nën kufizimin e armatimit prej Kombeve të Bashkuara. Kjo e ka detyruar Iranin të mbështetet tek prodhimi vendas i armëve. Ndërkohë, rivalët e Iranit kanë siguruar sisteme të avancuara armësh nga Perëndimi.

Për të kompesuar dobësinë e tij relative, Teherani mbështetet tek aftësitë asimetrike dhe tek masat parandaluese për uljen e kostove.

Mbrojtje përpara
Një nga pikat e strategjisë iraniane të mbrojtjes është “mbrojtja përpara” kryesuar nga operacionet speciale të Quds Force të IRGC. Strategjita përfshin përdorimin e aleatëve rajonalë dhe përfaqësuesve të tyre, e njohur si “aksi i resistencës”, si levë për të goditur, mposhtur, apo luftuar armiqtë e Iranit që të qëndrojnë larg tokës iraniane.

Disa grupe, përfshirë edhe Njësitë e mobilizimit popullor në Irak që luftojnë “Shtetin Islamik”, shiitë militantë të huaj luftojnë në emër të Sirisë, mike e Iranit; grupet shiite libaneze të hezbullahut, rebelët Houthi në Jemen, dhe xhihadi islamik palestinez. Irani pra është një nga vendet rajonale që ka influencë mbi grupet palestineze të Hamasit në Rripin e Gazës.

Megjithëse aleate me Iranin politikisht dhe militarisht, këto grupe kanë shkallë të ndryshme reagimi dhe interesave politike lokale aty ku veprojnë.

Më Shumë

Kampusi i Universitetit të Prizrenit pasurohet me tabela informuese për drunjtë dhe streha për insekte

Në kampusin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, organizata joqeveritare “EC Ma Ndryshe” ka vendosur tabela emërtuese për 21 lloje drunjsh si dhe dy...

Kurti vizitoi kazermën e vjetër në Prizren e cila po restaurohet

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vazhduan vizitën në Prizren, ku panë...

Lajmet e Fundit