15 C
Prizren
E mërkurë, 24 Shtator, 2025

Furyn dhe Wilderin i lëshojnë nervat, përplasen në konferencën për media (VIDEO)

Dy boksierët e pamposhtur të peshës së rëndë, britaniku Tyson Fury dhe amerikani Deontay Wilder, që më 1 dhjetor do të duelojnë për titullin kampion bote që mbahet nga ky i fundit, kanë mbajtur një tjetër konferencë për medie, për të promovuar këtë event të rëndësishëm të sportit të dorezave.

Pas spektaklit që dhuruan ditë më parë në Londër dhe New Yourk, ku pati edhe tension e shtyrje mes dy sportistëve, ata sot ishin sërish “face to face” e sërish nuk mungoi tensioni.

Sigurimi është dashur të ndërhyjë për të ndarë boksierët Wilder e Fury në konferencën e radhës për media, para duelit të tyre me 1 dhjetor.

Boksierët filluan me spektakël fjalësh që për pak ka mundur të shndërrohej në një duel boksi jashtë ringut. /Insporti.com/

Më Shumë

Rahoveci 029 nis me fitore fazën përgatitore

Rahoveci 029 ka filluar me sukses fazën përgatitore për sezonin e ri, duke mbyllur me fitore ndeshjen e parë kontrolluese, duke mposhtur Vëllazninë me...

Prizren: 10 aktakuza kundër 16 personave

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar një person të dyshuar për 48 orë, gjatë 24 orëve të fundit. Po ashtu  ka ngritur 10 aktakuza kundër...

Lajmet e Fundit