3.2 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Galeria Kombëtare shpall programin për 2014

020202020Nexhat Krasniqi – Nekra, Hazir Reka, Orhan Kurtolli dhe Flaka Haliti janë përzgjedhur për ti ekspozuar punimet e tyre gjatë vitit që po hyjmë. Në kuadër të planifikimeve vjetore, Galeria ka paraparë që në shënim të Përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të realizojë ekspozitë në bashkëpunim me Fototekën Kombëtare “Marubi” në Shkodër, ku do paraqiten fotografi të pa ekspozuara më parë prej të gjithë fotografëve të fondit të Fototekës Marubi.

Katër artistë janë përzgjedhur për t`i prezantuar ekspozitat e tyre personale, gjatë vitit të ardhshëm në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur ky institucion, me rastin e shpalljes së programit të ekspozitave për vitin 2014.

Nexhat Krasniqi – Nekra, Hazir Reka, Orhan Kurtolli dhe Flaka Haliti janë përzgjedhur nga Këshilli Seleksionues, përmes konkursit publik në të cilin kishin aplikuar 15 artistë.

Galeria poashtu bën të ditur se Bordi i Drejtorëve ka aprovuar programin e propozuar nga drejtori i GKK, Erzen Shkololli. Sipas njoftimit, gjatë vitit të ardhshëm do të hapet edhe ekspozita personale e artistit anglez Henry Moore në bashkëpunim me British Council si dhe ekspozitat personale të artistëve Sokol Beqiri, Daut Berisha dhe Petrit Halilaj. Ndërsa në kuadër të ekspozitave grupore do të jetë edicioni i dhjetë i Ekspozitës Ndërkombëtare Çmimi “Muslim Mulliqi” dhe edicioni i 12-të i Çmimit “Artistët e së Nesërmes”.

Për të shënuar Përvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, GKK do të realizojë ekspozitë në bashkëpunim me Fototekën Kombëtare “Marubi” në Shkodër, ku do paraqiten fotografi të pa ekspozuara më parë prej të gjithë fotografëve të fondit të Fototekës Marubi: Pietro, Kel e Gegë Marubi, Kel Idromeno, Pejtër Rraboshta, Dedë Jakova, Shan Pici dhe Nënshati.

Sa i përket vitit 2013, Galeria njofton se janë organizuar 10 ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare, individuale e kolektive, ku janë paraqitur të gjitha shprehjet e arteve pamore: piktura, skulptura, grafika, videoarti, instalacioni dhe fotografia. Për më tepër, këtë vit Republika e Kosovës për herë të parë mori pjesë Bienalen e Venedikut, në Edicionin e 55-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit 2013, thuhet në njoftimin e këtij institucioni të artit pamor. /KultPlus/

Më Shumë

SHMP “Lasgush Poradeci” shënoi Ditën e Shkollës

Shkolla e Mesme Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë organizoi sot një manifestim festiv me rastin e Ditës së Shkollës, ku mori pjesë edhe Kryetari...

Arrestohet kampioni i boksit Florian Marku

Kampioni shqiptar i boksit, Florian Marku është arrestuar në Gjermani. Mësohet se ai ishte në kërkim nga autoritete greke, si i dënuar me 7...

Lajmet e Fundit