16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Galliani lëshon alarmin: Pse klubet e mëdha do falimentojnë

Pandemia e COVID-19 ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë botërore dhe sporti është nga më të prekurit. Jo vetëm futbolli. Në lidhje me situatën e krijuar është CEO i Monza, i mirënjohuri  Adriano Galliani, i cili paralajmëron se klube të mëdha evropiane rrezikojnë falimentimin.

“Llogaritë janë hedhur në erë për shkak të borxheve të klubeve dhe humbjeve nga të ardhurat e të drejtës televizive. Situata është me të vërtetë dramatike. Nuk është vetëm kësti i fundit i i të drejtave të TV, pasi nuk ka më as të ardhura nga stadiumet.

Gjithashtu edhe UEFA akoma nuk i ka shpërndarë 40 milion eurot për kupat e Europës. Klubet më të mëdha në Europë rrezikojnë falimentimin. Uljet e pagave të futbollistëve nuk mjaftojnë për të përballuar këtë situatë.

Mendoni vetëm diçka, që Barcelona nga dyqani zyrtar mbledh 50 milion euro në vit, pasi Camp Nou është stadiumi i dytë më i vizituar në Spanjë. UEFA ka humbur një mal me para për shkak të shtyrjes së kampionatit Europian.

Fshati Olimpik i Tokios do të duhej të transformohej në një vend ku të banojnë njerëzit, por tani nuk mund të ndodhë kështu për shkak të shtyrjes së Lojërave Olimpike. Ka shumë probleme që nuk kuptohen”, është shprehur mes të tjerash Galliani për “Telelombardia”.

Më Shumë

Policia në Prizren realizon 47 urdhëresa gjyqësore për vepra penale

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren shpalli rezultatin e realizimit tw urdhërave gjyqësore për periudhën kohore 15 prill - 19 prill 2024. "Gjatë kësaj periudhe,...

52 vite më parë Bekim Fehmiu vizitoi për herë të parë Shqipërinë

Më 21 prill 1972 aktori kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu vizitonte për herë të parë Shqipërinë. Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936...

Lajmet e Fundit