26.5 C
Prizren
E diel, 21 Shtator, 2025

Gashi: Nëse dështon edhe njëherë, shkojmë në zgjedhje!

Mosvotimi i ndryshimeve kushtetuese, që kishte me i hapë rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, ka me sjell probleme për Kosovën, në proceset e integrimeve evropiane, e sidomos në procesin e liberalizimit të vizave, i cili ka me u prolongua për një kohë të pacaktuar

Kështu vlerëson Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare Bekim Blakaj, i cili mosvotimin e këtyre amendamenteve e sheh si papërgjegjësi prej anës se deputetëve të cilët s’e votuan.

Blakaj thotë se këta deputet si përfaqësues të popullit kanë mendua ma shumë për interesat e veta partiake dhe personale, se sa për popullin.

Me krijimin e kësaj Gjykate, sipas tij, qytetarët e Kosovës s’kishin me humbë asgjë, dhe se me apo pa votën e deputetëve të Kosovës, Specialja ka me u themelua.

Por avokati Tomë Gashi mosvotimin e Speciales e sheh si një të mirë për Kosovën, por jo edhe për ata që e morën përgjegjësinë për ndryshime kushtetuese dhe themelimin e kësaj Gjykate.

Sipas tij, integrimi i Kosovës në BE dhe liberalizimi i vizave nuk lidhet me mosngritjen e duarve të deputetëve PRO Speciales.

Gashi thotë se nëse edhe njëherë dështon votimi i Gjykatës, mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Ai thotë se tek e fundit koalicioni qeverisës PDK-LDK asht formua për themelimin e Speciales dhe vazhdimin e negociatave me Serbinë.

Gashi nuk beson që deputetët të cilët njëherë i thanë JO Speciales, kanë me ndryshu mendjen dhe kanë me i thanë PO herën tjetër.

Ndërkohë, ishin 6 deputetët e partisë së Hashim Thaçit të cilët pamundësuan krijimin e Gjykatës Speciale:

Fadil Beka, Fadil Demaku, Ganimete Musliu, Nait Hasani, Xhevahire Izmaku, Rafet Rama e Raif Çela i thanë jo Speciales, e dy deputetët tjerë, po ashtu të PDK’s, Flora Brovina dhe Nezir Çoçaj, abstenuen.

Kjo bëni që me 75 vota Për, 7 Kundër dhe 2 Abstenime, mbas një debati maratonik, me dështu votimi i amendamenteve kushtetuese. /Rrokum/

Më Shumë

Xheladini premton 500 euro subvencione për gratë me kancer të gjirit, shërbimet gjinekologjike falas

Kryetari i Komunës së Dragashit, Behxhet Xheladini ka prezantuar programin e tij për mandatin e ri për zgjedhjet lokale 2025. Xheladini ka thënë se për...

Suhareka pret edicionin e 24-të të manifestimit tradicional “Festari”

Komuna e Suharekës do të jetë nikoqire e edicionit të 24-të të manifestimit tradicional “Festari”, që këtë vit do të zhvillohet nga 15 deri...

Lajmet e Fundit