19.2 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025

Gashi takoi fituesin e bursës në akademinë e famshme FAMU në Pragë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim fituesin e radhës së bursës për studime në një ndër shkollat më të mira në botë për studime në fushën e kinematografisë, akademinë e famshme FAMU në Pragë, Enis Saraçi.

Pas memorandumit të lidhur mes QKK-së, MKRS-së dhe FAMU-së para 5 viteve, Enis Saraçi është studenti i katërt që përfiton nga kjo bursë e ndarë nga MKRS dhe QKK.

Ministri Gashi u shpreh i kënaqur që studentët nga Republika e Kosovës kanë mundësi që përmes Marrëveshjes së Bashkëpunimit të arritur ndërmjet MKRS-së, QKK-së dhe Universitetit FAMU në Pragë të Çekisë, të përfitojnë bursa për ngritje profesionale në fushën e kinematografisë.

“Mbetet përkushtim i imi si ministër dhe i MKRS-së, që përveç mbështetjes financiare që po u jepet institucioneve kulturore në vend, edhe përmes bursave të mbështeten kineastët në shkollimin e tyre profesional nëpër universitete prestigjioze ndërkombëtare”, tha ndër të tjera ministri Gashi.

Ai po ashtu tha: “Jam i lumtur që këta student të cilët po përfitojnë nga ana i institucioneve vendore për ngritjen e tyre profesionale në të ardhmen, do t’i kontribuojnë kinematografisë në vendin tonë”.

Në anën tjetër, Enis Saraçi, përfitues i kësaj burse, u shpreh shumë i kënaqur dhe falënderues për mundësinë e dhënë për të studiuar në akademinë FAMU në Pragë.

Më Shumë

Nesër në Rahovec kujtohet poeti Xhevdet Bajraj

Nesër, më 22 qershor, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Kodrën e Gradishit, afër fshatit Xërxë të komunës së Rahovecit, do të mbahet ora...

Aktakuzë ndaj dy personave në Prizren, ndërtuan kundërligjshëm një “penthouse” në objektin për banim

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve I.J. dhe E.I. si persona juridikë lidhur me punimet e kundërligjshme ndërtimore në qendrën...

Lajmet e Fundit