12.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Gashi: Tash të gjithë janë të akuzuar potencialisht

Avokati kosovar, Tomë Gashi, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se nga ky votim, tash të gjithë potencialisht mund të akuzohen.

Ai tha se nuk e kishte menduar që deputetët do të ndërronin mendjen kaq shpejt.

“Nuk kom pritur se deputete do ta ndërrojnë mendjen kaq shpejt. Kjo ka qenë një lojë e PDK-së, LDK-ja ishte deklaruar se do të votojë për dhe Nisma, Vetëvendosje e AAK-ja kundër”.

“Këta nuk kanë të drejtë që të ankohen nga padrejtësitë që do t’u vinë nga Gjykata Speciale”.

“Nga tash të gjithë janë të akuzuar potencialisht”.

“Ka qenë lojë krejtësisht e aranzhuar po jo aq mirë se është zbuluar lehtë”.

“Ne sot formalisht e kemi votimin e dytë por faktikisht është hera e tretë, ata janë deputetë që janë përzgjedhur me emër e mbiemër që janë shumë të dëgjueshëm dhe Hashim Thaçi ka dashur që ta tregojë vetën si lider i fortë para ndërkombëtarëve”.

Më Shumë

Policia shqipton 2289 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara për shkelje të rregullave të komunikacionit ka shqiptuar 2.289 gjoba në...

Totaj për rrugën Tetovë-Prizren: Nuk e dimë çka po punohet, ka mungesë transparence

“Kjo rrugë nuk mund të ndërtohet pa pasur bashkëpunim mes dy qeverive! Nuk e di sa ka bashkëpunim, nuk e di sa ka nënshkrim...

Lajmet e Fundit