Gashi i thotë Apastolovës se trashëgiminë kultutore e ka prioritet

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim kryesuesen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova.

Në takim u bisedua rreth bashkëpunimit të MKRS-së me Zyrën e BE-së në Kosovë/PSBE, në fushat specifike, që lidhen me kulturën e trashëgiminë kulturore dhe programin dhe planet e ministrisë për të ardhmen.

Ministri Gashi tha se MKRS-ja është plotësisht e përkushtuar të bashkëpunojë me Zyrën e BE-së në Kosovë/PSBE në dobi të kulturës, trashëgimisë kulturore, rinisë dhe sportit dhe në avancimin dhe harmonizimin e legjislacionit me standardet e BE-së.

Ministri e informoi shefen e BE-së në Kosovë, Apostolova, se fusha e trashëgimisë do të mbetet ndër prioritetet e ministrisë.

Ndërsa, përfaqësuesja e BE-së, Apostolova e falënderoi ministrin Gashi për pritjen dhe e uroi për detyrën. Ajo theksoi se bashkëpunimi i BE-së me MKRS-në do të vazhdojë e veçmas në projektet për kulturë të cilat promovojnë dialogun kulturor mes komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Më tej, Gashi dhe Apostolova u shprehën se bashkëpunimi dhe bashkëbisedimi janë rruga më e mirë për të krijuar mirëbesim ndërmjet komuniteteve në Kosovë duke theksuar se do të punojnë për një gjë të tillë.

Më Shumë

Drini i Bardhë e mbyll sezonin me spektakël, 7:0 ndaj TOP Footballit

Drini i Bardhë e ka mbyllur sezonin e parë në Ligën e Dytë me një fitore të thellë, duke mposhtur TOP Footballin me rezultat...

Aleanca në Prizren vazhdon fushatën intensive pranë qytetarëve

Aleanca në Prizren ka njoftuar se po vazhdon aktivitetet e saj në terren, duke zhvilluar takime me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit