Gashi: Vetëvendosje mund të fitojë pa balotazh në Prizren

Kur kanë mbetur më pak se tre muaj nga zgjedhjet lokale të 17 tetorit, kanë filluar debatet se cila parti do të fitojë më shumë komuna.

Analistët në “Debat Plus” kanë dhënë opinionet e tyre në lidhje me pozicionin e subjekteve politike në zgjedhje.

Analisti Astrit Gashi thotë se gara në këto zgjedhje do të jetë e ashpër dhe sipas tij gara më shumë do të ngjasojë me zgjedhjet e fundit lokale se me ato parlamentare.

“Nga matjet e opinionit publik shihet se qytetarët kanë tjera prioritete lokale në dallim me ato nacionale. Një pjesë e madhe e komunave të Kosovës kanë pasur zhvillim në aspektin lokal. Në bazë të asaj që e di LVV ka përparësi në Prishtinë. Po ashtu e di që LDK do të mbajë shumicën e komunave që aktualisht ka. Po ashtu edhe AAK ka gjasa të mira t’i mbajë shumicën e komunave që ka. A mund të fitojë LVV komuna pa balotazh? Po mund të fitojë dy komuna. Prishtinën dhe Prizrenin. Në Ferizaj e shoh në përparësi kandidatin e PDK-së Agim Aliun”, ka deklaruar Gashi.

Më Shumë

Hajdari: Mbi 20 milionë euro investime në Spitalin e Prizrenit

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, ka bërë të ditur se ky institucion shëndetësor po kalon...

Aksident në autostradën për Prizren, vetura rrokulliset në mes të rrugës

Një akisden trafiku ka ndodhur para pak minutash në autostradën për Prizren. Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë dy vetura. Ende nuk...

Lajmet e Fundit