18.3 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Gati “The Park Festival”

“The Park Festival 2020” vazhdon me një dëshirë dhe mision të vetëm këtë vit, ku nëpërmjet artit të muzikës – do ta kompensojmë kohën dhe shqetësimet që përjetuam deri më tani.  Kështu paralajmërojnë organizatorët The Park Festival, ndërsa informojnë se edicioni i dytë të do të mbahet në datat 3, 4, 5 dhe 6 shtator në Gostivar.

“‘The Park Festival 2020’ është gërshetimi i ndikimit pozitiv të natyrës dhe artit në mesin e aktualitetit të hidhur dhe rutinës stresuese. Dëshira për të ikur nga realiteti dhe ushqimi i shpirtit nëpërmes vlerave të mirëfillta artistiko-kulturore që transmetohen nëpërmjet artit të muzikës është qëllimi kryesor i edicionit të dytë të The Park. Në një ambient të hapur që simbolizon lirinë e shumë dëshiruar, ‘The Park Festival’ sivjet vjen me një dëshirë të vetme, reflektimin pozitiv dhe çlirimin e shpirtit nëpërmjet muzikës. Duke qenë të vetëdijshëm me situatën në të cilën ndodhemi dhe rrethanat që i ka krijuar ajo, jemi plotësisht të përgatitur që ky edicion të zhvillohet sipas rekomandimeve dhe rregullave përkatëse të përgatitura nga ana e organeve kompetente”, thonë organizatorët.

Duke i pasur parasysh rrethanat e krijuara me pandeminë Covid-19, edicioni i sivjetshëm i “The Park Festival” është i paraparë të realizohet përsëri në hapësirat e parkut të qytetit në Gostivar, por këtë radhë të gjitha eventet do të ndiqen ulur. Numri i ulëseve është i kufizuar në 400.

Më Shumë

Arrestohet një person në Suharekë, postoi foto me armë

Një person në Suharekë ka rënë në prangat e policisë pasi që i njëjti në rrjete sociale kishte postuar foto me armë. Sipas raportit 24...

Liria del me barazim 1-1 në Vushtrri, Fetahaj shpëton bardhezinjtë

Skuadra e Lirisë ka arritur një barazim të rëndësishëm në transfertë kundër Vushtrrisë, me rezultat 1-1, raporton PrizrenPress. Në pjesën e parë, vendasit kaluan në...

Lajmet e Fundit