Genoa emëron trajnerin e ri

Vetëm pak ditë pasi shkarkoi nga detyra Andry Shevchenko-n, klubi italian, Genoa, ka emëruar si trajner të skuadrës, gjermanin Alexander Blessin.

Blessin nuk është shumë i njohur në karrierën e tij si menaxher skuadre, i cili së fundmi ishte trajner i ekipit belg, KV Oostende.

48 vjeçari ishte në krye të belgëve që nga qershori i vitit 2020, ku gjatë 65 ndeshjeve, mori 26 fitore, 11 barazime dhe 28 humbje.

Derisa, përveç Oostende-s, ai në të kaluarën drejtoi edhe skuadrën e të rinjve të Leipzig-ut.

Tani tekniku gjerman duhet të masë forcat në Serie A, ku objektivi kryesor është që të mbajë në elitë, skuadrën më të vjetër të futbollit italian.

Genoa aktualisht pozicionohet në vendin e parafundit në tabelë, me vetëm 12 pikë të grumbulluara nga 22 ndeshje, të cilët kanë marrë vetëm një fitore dhe nëntë barazime.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit