3.1 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Geoffrey Nice: Ka pasur pazare e presione në rastin Haradinaj

Ka pasur pazare e presione në Tribunalin e Hagës. Kështu është shprehur për javoren NIN të Beogradit, ish prokurori i Tribunalit të Hagës, Geoffrey Nice.

Nice ka pohuar se kryeprokurorja e dikurshme e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte ishte marrë vesh me autoritetet e Beogradit që të “errësohen” dokumentet që kishin të bënin me transkriptin nga mbledhja e Këshillit Suprem të Mbrojtjes së Republikës Federative të Jugosllavisë.

Ato dokumente, transmeton Koha.net shkrimin e NIN-it, u hapën gjatë gjykimit të ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë, Momçillo Perishiqit, ndërsa shumë boshnjakë janë të bindur se pikërisht pjesët e fshehura mund të ishin vendimtarë për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë sipas padisë së Bosnjë e Hercegovinës ndaj Serbisë për gjenocid, deklaroi Nice.

Sipas fjalëve të tij, juristët e angazhuar në rastin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj kishin sugjeruar se nuk kishte fakte të mjaftueshme për të ngritur padi ndaj tij, por Carla Del Ponte kishte udhëzuar dy juristët që aktakuza megjithatë të ngrihej.

Carla Del Ponte kishte pritur që, duke akuzuar Haradinajn do të joshte palën serbe që të arrestojë ish-presidentin e Republikës Serbe, Radovan Karaxhiqin dhe komandantin e dikurshëm të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiqin, ka shtuar Nice.

Sipas fjalëve të tij, gjatë gjykimit të ish-presidentit të RF të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, nga Serbia ka pasur presione që lidheshin me trtanskriptin e Këshillit Suprem të Mbrojtjes. Nice ka konfirmuar se ka pasur presione rreth regjistrimeve të bisedave telefonike ndërmjet Millosheviqit e Mlladiqit.

Ato biseda tregonin se Millosheviq ka qenë në dijeni për ngjarjet në Srebrenicë. Nga ato biseda del qartë edhe sa ka mundur të jetë i informuar Perëndimi se çfarë ka ndodhur atje. Kemi qenë fare afër që nga gjykata të marrim lejën që t’i kërkojmë ato biseda, por Carla Del Ponte ka qenë nën presion që të tërheq kërkesën, ka deklaruar Nice duke shtuar se ai presion nuk kishte ardhur nga Serbia.

Më Shumë

Ndërron jetë në moshën 91 vjeçare Brigitte Bardot, simboli seksi i viteve 1960

Brigitte Bardot, legjenda e kinemasë franceze dhe simboli seksi i viteve 1960, ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare. Bardot u bë e famshme ndërkombëtarisht...

Pas një mungese të gjatë, Gjesti rikthehet për Krishtlindje!

Pas një periudhe të gjatë të shkëputur nga jeta publike dhe rrjetet sociale, shkaktuar nga humbja e vëllait, këngëtari i njohur Gjesti rikthehet për publikun në...

Lajmet e Fundit