15.3 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Gërxhaliu: Dyshohet për dy varreza masive në Kosovë

Drejtori i mjekësisë ligjore Arsim Gërxhaliu, në Klan Kosova,ka folur për dy lokacione ku do të fillojnë kërkimet pasi kanë dyshime për disa varreza masive.

“Lokacioni i parë që do të kërkojmë është në fshatin Llugaxhi të Lipjanit, terreni i dytë më urdhërese të prokurorisë është fshati Kçiq në Mitrovicë. Gjysma e ekipit ndodhet në Serbi, e kemi pak të vështirë qasjen tani për shkak që antropologët ndodhen atje”, tha Gërxhaliu në emisionin Ora e Fundit të Klan Kosovës.

Gërxhaliu ka thënë se në Serbi terreni për kërkime është më i vështirë.

“Ne i kemi tre etazhe që duhet t’i përpunojmë. Rezultatet preliminare flasin për 20 persona, disa tjerë 14-15 persona, jemi duke shpejtuar pasi faktori kohë është i rëndësishëm”.

Ndërsa Gërxhaliu ka thënë se kryetarin e komisionit të të pagjeturve duhet ta emërojë kryeministri.

“Edhe sot e kësaj dite jemi duke u përballur me probleme burokratike. Ende nuk kemi laborator të ADN-së, duhet ta kemi një të tillë. Kosova duhet ta ketë laboratorin vetanak”, tha ai.

Më Shumë

Në 37-vjetorin e rënies heroike, përkujtohet profesori Xhemajli Berisha në Prizren

Sot janë shënuar 37 vjet nga rënia heroike në altarin e lirisë e profesorit Xhemajli Berisha. Me këtë rast, në varrezat e lagjes Arbanë...

Asfaltohet segmenti rrugor prej 160 metrash në Gjonaj

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka filluar punimet për asfaltimin e një segmenti rrugor prej rreth 160 metrash në afërsi të...

Lajmet e Fundit