Gjenden mbetjet e avionit të rrëzuar në Iran

Ekipet e kërkimit në Iran kanë arritur në vendin ku të dielën, është rrëzuar aeroplani i kompanisë Aseman Airlines. Autoritetet kanë thënë se të 65 njerëzit në bord kanë humbur jetën.

Televizioni shtetëror tha se ekipet e shpëtimit kanë arritur në vendngjarje përpara agimit.

Kërkimet janë ndërprerë gjatë natës, për shkak të borës së dendur. Aeroplani ATR-72 ka qenë duke udhëtuar nga Teherani në qytetin Jasuj kur është rrëzuar në malin Dena. Aeroplani i aksidentuar kryente fluturime prej 25 vjetësh.

Më Shumë

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Vdes një person në Prizren, u lëndua në shtëpinë e tij

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Lajmet e Fundit