10.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Gjendet 15-vjeçarja nga Prizreni që u zhduk me të fejuarin e saj

Policia ka njoftuar se është gjetur 15-vjeçarja që ditë më parë u zhduk bashkë me të fejuarin e saj, 25-vjeçar.

Në raport thuhet se i dyshuari është arrestuar, ndërsa viktima është dërguar të familja.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“BASHKËJETESË JASHTË MARTESORE ME PERSONIN NËN 16 VJEÇ | Prizren 25.07.2022-09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka marr viktimën femër kosovare dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa viktima është lokalizuar dhe dërguar te familja. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Ndërkaq në raportin e djeshëm të Policisë thuhet se e mitura është 15 vjeçare, ndërsa i fejuari i saj është 25 vjeç.

Sipas raportit, dy familjet kishin marrëveshje që martesa mes çiftit të mos bëhet para se vajza të arrijë moshën madhore

“Ankuesja femër kosovare raporton se vajza e saj e mitur e moshës 15 vjeçare para 3 muajsh ishte fejuar me të dyshuarin mashkull kosovar të moshës 25 vjeçare, me familjen e të cilit kishin marrëveshje që martesa të mos bëhej para se vajza të arrijë moshën madhore. Ndërsa i dyshuari me datën e lartë cekur kishte mare vajzën e ankueses dhe nuk dihet vend ndodhja e tyre. Rasti nën hetime”, thuhej në raportin e djeshëm.

Më Shumë

Vajzat U18 të Bashkimit fituese të Kupës

Vajzat e grupmoshës U18 të Bashkimit janë shpallur fituese të Kupës, duke kurorëzuar një sezon të suksesshëm me një trofe të merituar. Në ndeshjen finale,...

Policia shqipton 2289 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara për shkelje të rregullave të komunikacionit ka shqiptuar 2.289 gjoba në...

Lajmet e Fundit