17.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

KEDS bën thirrje për kursim të rrymës, thotë se situata e dimrit pritet të jetë “shumë e pasigurtë”

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), u ka bërë thirrje qytetarëve të kursejnë energjinë elektrike e të orientojnë ngrohjen e hapësirave të banimit nga format alternative për dimrin.

Kjo pasi sipas tyre, kriza energjetike në Evropë po afekton edhe Kosovën, ndaj thuhet se në stinën e dimrit pritet të mbizotërojë situatë “shumë e pasigurtë”.

Në komunikatën për media thuhet se pos çmimeve enorme, nevoja për energji elektrike ka kufizuar ndjeshëm edhe mundësitë tregtare.

“Në tenderët që kemi zhvilluar së fundmi, në shumicën e rasteve nuk kemi pranuar asnjë ofertë. Në rast oferte shfaqen çmime ekstra të larta sipas kushteve të tregut. Krijimi i këtyre situatave qysh verës, bën që të mbizotërojë një situatë shumë e pasigurt”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

“Prandaj, në këto rrethana i lusim konsumatorët që të krijojnë mekanizma kursimi dhe të orientojnë ngrohjen e hapësirave të tyre të banimit nga format alternative për stinën e dimrit. Ndërmarrja e këtyre veprimeve ul ndjeshëm nevojën për import dhe rrit të njëjtën kohë sigurinë e furnizimit, që varet shumë edhe nga stabiliteti i prodhimit vendor”.

Tutj, thuhet se e tërë Evropa po hyn në një krizë të thellë energjetike, pasi me rritjen e temperaturave është rritur edhe kërkesa për energji elektrike.

“Krahas kësaj rritje, ka rënie të madhe të reshjeve, dukshëm nën mesataren sezonale, duke bërë që edhe prodhimi i elektricitetit të jetë shumë më i pakët nga centralet elektrike. Thatësira, pamundësia për të transportuar qymyr në disa termocentrale nëpërmjet lumenjve në Gjermani dhe mosfunksionimi i termocentraleve bërthamore, që ftohen nga ujërat që vijnë nga lumenjtë në Francë, e bënë situatën edhe më kritike. Krahas kësaj situate, në Evropë vërehen çmime rekorde edhe të gazit natyror për shkak të uljes graduale të rrjedhës së gazit nga Rusia”.

“Rritja e kërkesës në njërën anë dhe zvogëlimi i prodhimit në anën tjetër, ka bërë që anekënd Evropës të fluturojnë çmimet e energjisë elektrike. Çmimi i energjisë për një ditë më herët në berzën e Hungarisë- HUPX, që ishte 295 EUR/MWh, për javën 4-10 korrik, u rrit në 348 EUR/MWh, kurse për javën 11-17 korrik dhe në 419 EUR/MWh për javën 18-24 korrik . Për 3 ditët e para të kësaj jave çmimi është 506 EUR/MWh. Madje, këto ditë është thyer edhe rekordi, duke arritur një moment në mbi 735 EUR/MWh”.

Më Shumë

Ylli mposht Bashkimin, kualifikohet në gjysmëfinale

Golden Eagle Ylli është kualifikuar në gjysmëfinale të Prince Caffe Superligës. Skuadra therandase edhe në ndeshjen e dytë ka mundur Bashkimin, kësaj radhe me...

Nënkryetari i Prizrenit viziton Këshillin e Bashkësisë Islame

Me rastin e Fitër Bajramit, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, së bashku me kryesuesen e Kuvendit Komunal, Antigona Bytyqi, drejtorë e asamblistë...

Lajmet e Fundit