5.2 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Gjendet e vdekur aktorja italiane, Laura Antonelli

Aktorja italiane, Laura Antonelli, e njohur për rolin e saj në “Malicia” dhe ish-bashkëjetuesja e aktorit francez, Jean-Paul Belmondo është gjetur e vdekur në banesën e saj në Ladispoli, jo shumë larg Romës, njoftuan mediat italiane. Shkaqet e vdekjes së 73 vjeçares ende nuk dihen.

Antonelli lindi më 28 nëntor 1941 në qytetin Pula, në Kroaci, që quhej në atë kohë Pola dhe bënte pjesë në Itali. Aktorja ishte kryesisht e njohur për rolet e saj në komeditë erotike italiane të xhiruara në fund të viteve 60 dhe në vitet 70 si ”Revolucioni seksual”, xhiruar në vitin 1968 apo “Malicia”, xhiruar në vitin 1973.

Ajo punoi me emra të mëdhenj të kinemasë italiane si Luchino Visconti, Dino Risi, Ettore Scola dhe Luigi Comencini.

Më Shumë

Meraku i varrmihësit të Kukësit

REXHEP SHAHU Sedë Cahani 67 vjeçar, varrmihësi i Kukësit që ka 37 vjet që varros njerëz, kohë më parë ka folë për gazetën LAJM dhe...

Suharekë, homazhe në kujtim të viktimave të familjes Berisha

Në përkujtim të një prej ngjarjeve më të dhimbshme të luftës në Kosovë, sot u zhvilluan homazhe në nder të viktimave të familjes Berisha....

Lajmet e Fundit