1.7 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Gjendet i vdekur në banesë një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në Prizren.Ai kishte ardhur nga mërgimi.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për mërgimtarin A. V. vdekjen e të cilit e konfirmoi ekipi mjekësor, që doli në vendin e ngjarjes posa rasti u raportua.

Familja e të ndjerit kërkuan ndihmën e Policisë dhe të Emergjencës, pasi e gjetën 66-vjeçarin pa shenja jete, të shtrirë në tualetin e banesës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet përkatëse të Policisë, që kanë kryer ekzaminimet e nevojshme për t’u ndriçuar rrethanat në të cilat ka vdekur 66-vjeçari.

Lidhur me rastin, në kuadër të veprimeve hetimore, zyrtarët policorë kanë marrë deklaratat e familjarëve, sipas të cilëve, i ndjeri nuk ka pasur shenja dhune.

Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Më Shumë

Therje me thikë në Prizren, arrestohet i dyshuari për tentim vrasje

Një burrë kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit, pasi dyshohet se është therur me thikë nga një burrë tjetër. Rasti ka ndodhur...

Ndalohen fishekzjarrët gjatë festave të fundvitit në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nxjerrë urdhëresë për ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve dhe përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësira publike...

Lajmet e Fundit