-3.5 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Gjermania dhuron pajisje të rëndësishme për Policinë e Kosovës

Sot, Policia e Kosovës ka pranuar një donacion të rëndësishëm me pajisje nga shteti Gjerman. Muajt e fundit Gjermania i ka dhuruar Policisë së Kosovës donacion në pajisje dhe vetura në vlerë mbi gjysmë milionio euro.

Dorëzim-Pranimi i donacionit në pajisje për Policinë u bë nga Ambasadori gjerman në Prishtinë Joern ?Rohde dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti.

Me rastin e pranimit të këtij donacioni Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti shprehu falenderimin e tij për popullin dhe shtetin Gjerman në ndihmën e ofruar në vazhdimësi për Policinë e Kosovës. Pajisjet e dhuruara rrisin efikasitetin e punës operacionale të Policisë së Kosovës, veçanërisht të policisë kufitare dhe kjo gjithashtu ndikon në rritjen e sigurisë për qytetarët tanë. Policia e Kosovës është gjithmonë mirënjohëse për ndihmën e ofruar nga partnerët tanë dhe pajisjet e ofruara sot nga shteti gjerman do të përdoren në mënyrën më të mirë.

Ambasadori Joern Rohde me këtë rast tha: “Është një nder i veçantë të dorëzosh pajisje për Policinë e Kosovës duke nënvizuar edhe më tej mbështetjen tonë gjermane për një kohë të gjatë për ndërtimin e kapaciteteve të Policisë së Kosovës.

Donacioni i dhuruar përfshin 16 pajisje të shikimit natën, 8 dylbi të imazhit termik, 3 detektorë, si dhe laptopë dhe pajisje trajnimi me vlerë prej më shumë se 240.000 EUR.

Në fund të vitit që lam pas (2020), Gjermania i dorëzoi Policisë së Kosovës 15 automjete të reja në vlerë prej më tepër se 240.000 EUR. dhe pajisje/njësi të Certifikimit të Dokumentave për Policinë Kufitare me vlerë më shumë se 60.000 EUR.

Vite me radhë, Policia Federale Gjermane po mbështet Policinë e Kosovës si me pajisje të rëndësishme dhe kapacitete tjera trajnuese, përfshirë edhe rolin e Oficerit ndërlidhës, përderisa gjatë këtij aktiviteti u rikonfirmua se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe më tej.

Më Shumë

Fatmir Limaj nuk e ‘çan’ rrethimin as në Malishevë, VV-ja del e para

Fatmir Limaj me Nismën nuk arritën të dalin mbi prag. Megjithatë, partia që njihet për bastion Malishevën, ka dështuar edhe në këtë komunë, duke...

Kryeprokurori flet për rastin tragjik në Prizren: Nëna me fëmijët ishin në gjumë, ende s’dihen shkaqet e zjarrit

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, në emisionin “Kosova Live” të T7, ka dhënë detaje rreth rastit tragjik që ka ndodhur sot...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit