11.5 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Gjykata e Prizrenit dënon shtetasin e Shqipërisë, akuzohej se tentoi t’i japë ryshfet policit kosovar

Shtetasi i Shqipërisë, Jetmir Ajazi, i akuzuar se deshi t’i jepte ryshfet një polici të Kosovës për të mos i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik, ka dalë para Gjykatës në Prizren.

Në seancën e sotme është lexuar aktakuza nga prokurori Metush Biraj.

I akuzuari në konsultim me mbrojtësin e tij, avokatin Avni Berisha, e pranoi fajësinë për veprën penale – dhënia e ryshfetit, raporton kallxo.com.

Gjyqtari i rastit, Skender Çoçaj, duke marrë parasysh pranimin e fajësisë nga i akuzuari Jetmir Ajazi, i shqiptoi dënimin me gjobë në shumën prej 500 eurosh.

Po ashtu, gjyqtari e obligoi të akuzuarin që edhe në Fondin e viktimave të paguajë shumën prej 50 euro.

Rasti për të cilin u gjykua shtetasi i Shqipërisë ka ndodhur këtë të shtunë, në Prizren.

Sipas aktakuzës, i akuzuari kishte tentuar t’i jepte shumën prej 2.000 lekësh (15 euro) zyrtarit policor në Prizren me qëllim që i njëjti të mos i shqiptojë një gjobë për kundërvajtje.

Aktakuza e Prokurorisë së Prizrenit thotë se Jetmir Ajazi i ishte drejtuar policit me fjalët: “Leje o shef mos më vë gjobë, po ta rregullojmë disi këtë punë”.

Më Shumë

Rexhepi pavarësisht dekretit: Vazhdoj të jem nënkryetare Kuvendi

Sipas dekretit të presidentes, legjislatura aktuale duhet të shpërndahet, mirëpo Emilija Rexhepi ka thënë për Klanin se ajo vazhdon të jetë nënkryetare e Kuvendit...

Bashkimi fiton ndaj Junior 06

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 65:34 ndaj Junior 06 në konkurrencën e femrave. Bashkimi arriti të krijojë epërsi që në fillim të lojës dhe...

Lajmet e Fundit