14.7 C
Prizren
E enjte, 25 Shtator, 2025

Gjykata pro Bashkësisë Islame për xhaminë e Kalasë në Prizren (Dokument)

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren ka pranuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për çështje administrative, i cili e mbështet kërkesëpadinë për rindërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit, ndërsa e anulon aktgjykimin  e Ministrisë së Kulturës – Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM), duke e kthyer çështjen në rishqyrtim dhe rivendosje.

Aktgjykimi i sotshëm i Gjykatës, tashmë e vërtetoi vlerësimin e Këshillit të Bashkësisë Islame dhe Iniciativës Qytetare, se “Aktvendimi” i Ministrisë së Kulturës, ka qenë jo profesional, tërësisht subjektiv dhe me paragjykime të thella kundër xhamisë si institucion fetar.

“Xhamia duhet t’i kthehet mozaikut të Kalasë, jo vetëm për qenësinë e saj si faltore, por si një aset historik, që ka qenë me shekuj, e që në vitin 1912, ka përjetur kulturocid nga okupatori serb. Ajo, pret drejtësinë dhe vetëm drejtësinë. Qytetarët e komunës së Prizrenit, përmes peticionit mbi 31.000 nënshkrime, kanë dëshmuar se duan xhaminë ne vendine vet. Vullnetin e tyre, e ka mnashtetur dhe Komuna e Prizrenit si pronare, po edhe Këshilli për Trashëgiminë Kulturore, si organ kompetent këshilldhënës për këtë zonë. Por, është vetë Ministria e Kulturës – IKMM-ja, ajo që vazhdon ta mohojë vullnetin e qytetarëve të Prizrenit dhe faktet historike të xhamisë.”

Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, shpreh konsideratë meritore për aktgjykimin e Gjykatës dhe, në të ardhmen, do të shfrytëzojë të gjitha rrugët ligjore, për ta realizuar vullnetin e besimtarëve islamë për xhaminë, si një realitet i pamohueshëm i Kalasë së Prizrenit, thuhet ndër të tjera në njoftim, përcjell Gazeta e Re.

Më Shumë

Nesër super-derbi: Ballkani pret Dritën në Suharekë

Superliga e futbollit rikthehet këtë të enjten me ndeshjet e xhiros së gjashtë. Përballja më e pritshme e kësaj jave është super-derbi mes Ballkanit...

Drini i Bardhë shpartallon Dukagjinin

Drini i Bardhë ka shënuar një fitore të thellë dhe bindëse ndaj Dukagjinit, duke triumfuar me rezultat 4:0. Skuadra prizrenase dominoi ndeshjen nga fillimi deri...

Lajmet e Fundit