9.1 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Gjykata refuzon kërkesën e Bujar Hasanit

Gjykata Themelore në Prizren, të martën, gjatë gjykimit ndaj drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, Bujar Hasani dhe inspektorit të ndërtimit, Enver Bytyqi, për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ka refuzuar që të dëgjohen zyrtarët tjerë komunalë rreth këtij rasti.

Kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi, ka deklaruar se refuzohet propozimi i prokurorit të rastit, Mehdi Sefa, për dëgjimin e drejtorit të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, Samir Hoxha dhe drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit, Njazi Kryeziu, sepse sipas saj, çështjet për të cilat ata do të dëshmonin, janë të mbuluara me prova materiale.

Trupi gjykues, po ashtu, ka aprovuar kërkesën e mbrojtësit të të akuzuarit Hasani, avokatit Hazër Susuri, për administrimin e kontratës për shfrytëzimin e hapësirë publike, për të cilën akuzohet i mbrojturi i tij, se e ka uzurpuar kundërligjshëm.

Mirëpo, gjykatësja Skenderi ka konstatuar se në kontratën në fjalë nuk shkruan se kush janë palët kontraktuese, andaj ka ndërprerë shqyrtimin dhe ka obliguar avokatin Susuri, që deri në seancën e radhës t’ia dorëzojë gjykatës kontratën e plotë.

Seanca e radhës është caktuar për 4 janar 2018, në ora 13:15, në të cilën pritet që i akuzuari te jep mbrojtjen e tij.

Prokuroria Themelore në Prizren, më 31 gusht 2017, ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Bujar Hasani, të cilin e akuzon se nuk ka vepruar brenda përgjegjësive që ia jep ligji, me qëllim të përfitimit material për vete.

Sipas aktakuzës, Hasani, si drejtor i inspektorateve, nuk ka vepruar për të larguar konstruksionin metalik të lokalit “Fellas”, të ndërtuar kundërligjshëm në Zonën Historike të Prizrenit, e pronar i të cilit lokal është vet ai.

Po ashtu, Enver Bytyqi, akuzohet se duke qenë në cilësinë e inspektorit të ndërtimit, me qëllim nuk ka iniciuar procedurën për heqjen e konstruksionit metalik të lokalit në fjalë, me ç’rast i ka mundësuar përfitim material të akuzuarit Hasani./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Gjendet i vdekur një person në Llapçevë të Malishevës

Një burrë ka humbur jetën mëngjesin e së hënës në fshatin Llapçevë të Malishevës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, konfirmoi se...

Një grua i bashkohet Vetëvendosjes në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prizren ka mirëpritur Shqiponja Ukmatën, e diplomuar në Shkenca Kompjuterike, si anëtare e re. Sipas LVV-së, energji dhe profesionalizmi i grave...

Lajmet e Fundit