Gjykata Speciale si EULEX-i?!

Gjykata Speciale e cila kaloi para disa ditësh nga ana e Kuvendit të Kosovës, mund t’i dëshpëroj shumë ata që insistuan me çdo kush formimin e saj. Burime ndërkombëtare i kanë thënë Gazetës Blic se edhe kjo Gjykatë ka rrezik të madh që të funksioj ngjashëm sikurse misioni i EULEX-it.

“Do të kapen disa peshq të mëdhenj, por nuk pritet shumë efikasitet as nga kjo Gjykatë. Do të funksionoj pak a shumë sikurse EULEX-i”, ka thënë ky burim, duke mos dashur të hyj në emra se kush mund të jenë të akuzuarit kryesor.

Sipas këtij burimi, ekziston rreziku që edhe Gjykata Speciale, sikurse EULEX-i të influencohet nga njerëz të fuqishëm, dhe të bjerë nën ndikimin e interesave politike.

“Politika mund të interferoj edhe tek kjo gjykatë, sidomos nëse do të thirren në sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë. Ky është rreziku më i madh, që kjo gjykatë të shndërrohet në një EULEX, i cili doli të jetë një mision i dështuar”, tha ky burim.

Ndërkohë, gazetari Milaim Zeka ka publikuar emrat e shumë prej politikanëve të lartë të Kosovës, që do të jenë të akuzuar nga kjo Gjykatë.

Ai në listën e tij ka përfshirë edhe njerëzit më të fuqishëm në Kosovë, si Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Azem Syla, Kadri Veseli, Daut Haradinaj, Fatmir Limaj, Bislim Zyrapi, Blerim Kuçi e të tjerë.

Madje, sipas tij, do të hetohen edhe rastet e vrasjeve të pas luftës, si ai i Xhemajl Mustafës e zyrtarëve tjerë të vrarë të LDK-së.

Gjykata Speciale e Kosovës u miratua javën e kaluar nga ana e Kuvendit të Kosovës me 82 vota.

Mediet sot kanë raportuar se lideri i PDK-së, Hashim Thaçi është njeriu kryesor që do të merret me negocimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për themelimin e Gjykatës Speciale.

Në cilësinë e Ministrit të Punëve të Jashtme, Thaçi do të negociojë marrëveshjen me Holandën, ku pritet të jetë një pjesë e objektit të Gjykatës Speciale./ Gazeta Blic

Më Shumë

Valmir Kakruki te Bashkimi

Bashkimi pritet ta zyrtarizojë shpejtë transferin e parë të ri për sezonin e ardhshëm. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, portokallinjët kanë arritur marrëveshje me Valmir Kakrukin. Lojtari...

Gjashtë serbë arrestohen afër manastirit në Prizren

Gjashtë serbë janë arrestuar sot në Prizren afër Manastirit “Shën Arangjeli”. Detaje për arrestimin e tyre ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin...

Lajmet e Fundit