16.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Nurkollari: Mirësevini në Dokufest XIV

Veton Nurkollari, drejtori artistik i DokuFest-it, u ka uruar mirëseardhje të gjithë artdashësve në edicionin e XIV të festivalit të filmit në Prizren. Më poshtë mund ta lexoni të plotë fjalimin e tij:

Mirë se vini në edicionin e katërmbëdhjetë të DokuFest­it!

Erdhi përsëri kjo periudhë e vitit që të ju dëshirojmë mirëseardhje në qytetin tonë të dashur dhe në edicionin e katërmbëdhjetë të festivalit.

Edhe njëherë ngjarje të paprecedentë shënuan këtë vit me sulme terroriste që u bënë ngjarje ditore rreth e rrotull botës dhe me konfliktet e armatosura që u bënë kërcënim i gjerë. Mungesa e sigurisë në njërën anë dhe varfëria e pasiguria ekonomike në anën tjetër ka shtyrë miliona njerëz që të lënë shtëpitë dhe t’ia mësyjnë atij shtegu të rrezikshëm të migrimit duke shkaktuar një nga valët më të mëdha të migrimit të njerëzve në historinë e vonë.

Prandaj tema qendrore e festivalit në këtë vit është Migrimi dhe do të shënohet me një numër ngjarjesh, duke përfshirë një program filmi të kuruar në mënyrë të veçantë, diskutime në panel dhe punëtori tashmë tradicionale. Fituesi BAFTA dhe bashkëpuntori i ngushtë i DokuFest­it Daniel Mulloy e konceptoi dhe krijoi edhe një kampanjë të jashtëzakonshme vizuele si dhe një film të shkurtë në temën e migrimit për këtë edicion të festivalit.

Nuk është për tu habitur që filmbërësit, posaçërisht filmbërësit e dokumentarëve, e shfrytëzuan këtë mundësi për të krijuar filma që do të mbahen në mend dhe që do të kumbojnë përtej vitit.

Laura Poitras na solli CITIZENFOUR, Joshua Oppenheimer solli The Look of Silence dhe Patricio Guzman solli The Pearl Button, që janë vetëm disa nga filmat e shquar e të mrekullueshëm të këtij viti. Jemi shumë të lumtur që mund të paraqesim këta dhe shumë filma të tjerë në edicionin e këtij viti, siç jemi po ashtu të lumtur të paraqesim disa prurje dhe bashkëpunime që e bëjnë DokuFestin e këtij viti më të mirin sipas mendimit tonë modest.

Në të gjashtë garat e festivalit, do të gjeni disa emra të njohur, filmbërës të shquar dhe filmbërës që rikthehen, por gjithashtu edhe një numër të mirë të filmbërësve të rinj, ambicioz dhe super të talentuar dhe mezi presim ti ndajmë me ju historitë e tyre. Ne po ashtu mezi presim që ti ndajmë me ju një numër filmash të prodhuar brenda programeve trajnuese të DokuFestit nën flamujt e Stories We Tell dhe Future Is Here që ngadalë po e vënë Prizrenin në hartën e qyteteve, ku filmat jo vetëm që shfaqen por edhe krijohen.

Ne do të nderojmë njërin prej mjeshtërve më të mëdhenj të trajtës së dokumentarit Albert Maysles me një program dedikues dhe po ashtu do të shikojmë larg dhe thellë në peizazhin e gjerë amerikan me një përzgjedhje nga kritiku i filmit Neil Young të titulluar në mënyrën e duhur Shtetet e Paeksploruara të Amerikës.

Në programin Sound Of My Soul të kuruar nga e jona Pamela Cohn do të gjeni disa nga filmat më të pazakontë të vitit, disa që lëvizin për bukuri në mes të faktit dhe fiksonit, disa në mes të zërit dhe heshtjes dhe shumica ofrojnë përvojë të mrekullueshme filmike.

Ne ju ftojmë që të përjetoni këto dhe dhuratat tjera të programit të këtij viti dhe shpresojmë se duke bërë kështu ju do të shpërbleheni po aq sa jemi shpërblyer ne duke e përgatitur atë.

Mirënjohja jonë e përzemërt shkon te të gjithë njerëzit e jashtëzakonshëm që e kanë bërë të mundur këtë udhëtim të bukur dhe këtë ëndërr tonën; partnerët tanë, sponsorët zemërgjerë, vullnetarët tanë të mrekullueshëm, filmbërësit të cilët ndanë filmat e tyre me ne dhe sigurisht ju, audienca jonë e besueshme.

Mirësevini në DokuFest!

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë e 960 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1960 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar...

Fabrizio Romano poston foton me Kylian Mbappen: “Ja ku po shkojmë”

Kylian Mbappe është rrugës për t’u bërë galaktiku i radhës i Real Madridit. Sulmuesi francez njoftoi fundjavën e kaluar se po largohet nga Paris Saint-Germain. Natyrisht...

Lajmet e Fundit