3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Gjykata Supreme refuzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë ndaj ish-shefit të Shërbimeve Publike në Malishevë, i akuzuar për korrupsion

Gjykata Supreme e Kosovës, më 30 gusht të këtij viti, e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë ndaj ish-shefit të Shërbimeve Publike të Komunës së Malishevës, Ismet Mazrekun, i cili ishte shpallur fajtor për shkak të veprës penale falsifikim i dokumentit zyrtar, raporton “Drejtësia Sot”.

Gjykata Themelore në Gjakovë, më 21 dhjetor 2020, e kishte shpallur fajtor të akuzuarin Mazreku, duke e gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajve, dënim ky i cili me kërkesën dhe pëlqimin e të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij, ishte zëvendësuar me dënim me gjobë në shumë prej 3400 euro.

Po ashtu, i njëjti ishte obliguar që të dëmtuarës, Komunës së Malishevës t’ia kompensojë dëmin në shumën prej 8,728.90 euro në afat prej 2 muajsh.

Këtë vendim të gjykatës së shkallës së parë e kishte vërtetuar edhe gjykata e Apelit, duke e lënë në fuqi vendimin ndaj të akuzuarit Mazreku.

Mirëpo të pakënaqur me vendimet e gjykatës së shkallës së parë dhe të dytë, mbrojtësi i të akuzuarit Ismet Mazreku, avokat Emrush Kastrati, kishte parashtruar kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, kolegji i përbërë nga gjyqtarët Nesrin Lushta, Mejreme Memaj dhe Rasim Rasimi, kanë gjetur se kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë është e pabazuar. Sipas vlerësimit të Supremes, pretendimet e mbrojtësit se i dënuari nuk e ka dashur të kryej veprën penale janë të pabazuara, ndërsa është irelevant fakti se kush e ka përpiluar përmbajtjen e rreme, sepse për ekzistimin e kësaj vepre nuk është me rëndësi kush e ka përpiluar përmbajtjen e rremë.

Ndër të tjerash, Gjykata Supreme, ka konsideruar se ndaj të akuzuarit Mazreku, nuk është shkelur ligji penal në dëm të të njëjtit.

Ndryshe, Gjykata e Apelit e kishte lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore të Gjakovës, në lidhje me rastin e ish-shefit të Shërbimeve Publike të Komunës së Malishevës, Ismet Mazrekun, i cili ishte shpallur fajtor për shkak të veprës penale falsifikim i dokumentit zyrtar.

I akuzuari Mazreku fillimisht ishte akuzuar për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, mirëpo në fund të rigjykimit prokurori Ramiz Buzhala e kishte bërë rikualifikimin e veprën penale në atë të falsifikimit të dokumentit zyrtar.

Andaj, për këtë vepër Mazreku ishte dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajve, dënim ky i cili me kërkesën dhe pëlqimin e të akuzuarit ishte zëvendësuar me dënim me gjobë në shumë prej 3400 euro.

Po ashtu, i njëjti ishte obliguar që të dëmtuarës, Komunës së Malishevës t’ia kompensojë dëmin në shumën prej 8,728.90 euro në afat prej 2 muajsh. Të pakënaqur me këtë vendim ankesë në Gjykatën e Apelit kishte parashtruar Prokuroria Themelore në Gjakovë si dhe mbrojtësi i të akuzuarit Mazreku, avokat Emrush Kastrati. Mirëpo këto ankesa Apeli i kishte refuzuar si të pabazuara duke vërtetuar vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë. Sipas vlerësimit të Apelit, aktgjykimi i ankimuar nuk ishte përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, nuk është shkelur ligji penal dhe se gjendja faktike është vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë.

Ndërkaq, sipas aktakuzës në të cilën i ishte rikualifikuar vepra penale, Ismet Mazreku akuzohej se me datën 27 tetor 2015 në Malishevë, duke qenë në cilësinë e personit zyrtar si Shef i Shërbimeve Publike në Komunën e Malishevës, përkatësisht si menaxher i kontratës së prokurimit, në raportin e furnizimit me kabllo elektrike për nevojat e fshatit Gajrak të Komunës së Malishevës, ka shënuar të dhëna të rreme, duke e vërtetuar më nënshkrimin e tij se kompania NTSH ”Leoni” me seli në Malishevë ka bëre furnizimin me kabllo elektrike, ashtu siç ishte paraparë në kontratë.

Aktakuza më tutje shpjegon se i njëjti si menaxher i kontratës nuk e kishte pranuar personalisht kabllon sipas specifikave të kontratës së prokurimit, ku shuma e llogaritur për 410 metër të kësaj kabllo ishte në vlerë prej 8.728.90 euro.

Me çka ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar” nga neni 434 par.1 të KPPRK-së.

Drejtësia Sot

Më Shumë

Ndërron jetë veterani i arsimit prof. Sahit Sahitaj

Ndërroi jetë veterani i arsimit Prof. Sahit Sahitaj, njeriu që kontribuoi në arsimim të brezave të shumtë. I ndjeri ka qenë i padeshiruar për ish...

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Lajmet e Fundit