-2.2 C
Prizren
E shtunë, 22 Janar, 2022

Rekomandohet suspendimi i 78 policëve

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj ka raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, raporton Ekonomia Online.

Hodaj me këtë ka folur lidhur me rastin e intervistimit të drejtorit të Policisë, Samedin Mehmeti, i cili u raportua se është intervistuar lidhur me rastin e konfiskimit të 400 kg drogë në Lipjan.

Hodaj duke iu përgjigjur deputetit të VV-së, Muafil Bajqinovci, tha se Inspektorati ka dhënë një sqarim për këtë çështje dhe nuk mund të jap më shumë detaje.

“Ne kemi pas një sqarim për intervisitm ose jo. Nuk dua më dhanë ma shumë informacion pasi që jemi në hetime. Ne e kemi thënë edhe për media se ka qenë një raste tjetër”.

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, e ka pyetur Hodajn në lidhje me numrin e lëndëve që dështojnë në gjykata si dhe për sasinë e rasteve që hetojnë hetuesit policor.

“A keni informata për shkeljet e natyrë penale. Lëndët për procedim penal sa është përqindja e dështimit në gjykatë. A ruhet bilanci i lëndëve te policët hetues, a kontrollohet edhe ky bilanc”.

Kurse Hodaj tha se kanë rekomanduar suspendimin e 78 zyrtarëve policor dhe se sasia e lëndëve që një hetues ka në punë është pjesë e menaxhimit të Policisë.

“Numrat nuk e pasqyrojnë rezultatin, kjo është pjesë e menaxhimit të Policisë. Kjo nuk varet shumë prej neve, por duam që të ketë dënime. Kemi rekomanduar 78 suspendime”.

Deputeti i PDK-së Rashit Qalaj, është interesuar për rastin e Kraçevës, rast për të cilin Hodaj tha se është ngritur aktakuzë për 71 persona.

Deputeti i LDK-së Anton Quni, kërkoi sqarime sa i përket rritjes së numrit të rasteve në Inspektorat.

“…ngritja 30% te rastet, a është si pasojë e rasteve brenda Policës, apo është trend i senzibilizimit për të raportuar për rastet”.

Hodja tha se është rritur besimi i qytetarëve në punën e Inspektoratit policor.

“Kemi identifikuar dy arsyeje, ka sensibilizim dhe ka rritje të mbikëqyrjes. ka besim më të madh në Inspektorat, mund të jetë edhe kufizimi sa i për ketë masave anti-Covid”

Përderisa deputeti i VV-së Enver Dugolli, pyeti në lidhje me verifikimin e zyrtarët e IPK-së nga AKI-ja/

Hodja për këtë tha se zyrtarët që kanë në punë dokumente të klasifikuara u është bërë verifikimi nga AKI-ja.

“Kemi zyrtarë që kanë verifikim nga AKI-ja. Verifikimi bëhet për zyrtarët që kanë qasje në dokumente të klasifikuara”.

Përderisa deputeti Arbër Rexhaj, e pyeti Hodajn nëse ai është i përfshirë në politikë, pasi familja e tij, gjegjësisht babai janë përkrahës të LDK-së.

“Ju njiheni si familje si përkrahëse e LDK-së, a ka ndikuar kjo”.

Hodja ka sqaruar se personalisht nuk ka ushtruar asnjëherë funksione politike dhe se nuk mund t’i përzihet prindit të tij për aktivitetin 30 vjeçar në LDK, raporton EO.

“Unë jam pjesë e IPK-së nga viti 2007, nuk jam marrë me politik. Unë e kam ushtruar detyrën në mënyrë profesionale, ai është aktiviteti 30 vjeçar i babës tim dhe nuk ka ndikuar në aktivitetin tim”.

Më Shumë

Rritja e rasteve me COVID-19, Ambasada e Gjermanisë redukton numrin e termineve për viza

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se e kanë reduktuar numrin e termineve për aplikime për viza. Sipas njoftimit të kësaj ambasade, vendimi për...

Kanoset zyrtari i Gjykatës Themelore në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur viktimën mashkull kosovar, zyrtar...

“Nuk i kam takuar ende” Adriana Matoshi rrëfen si reaguan prindërit e të dashurit 20 vite më të ri

Goca dhe Gra – Adriana Matoshi ka dhënë një ditë më parë një intervistë, ku ka folur për sëmundjen e rëndë që iu rikthye...

Prizren, në zyrën e një kompanie persona të panjohur vjedhin një armë

Një person nga Prizreni ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur kanë depërtuar brenda zyrës në kompaninë e tij ku edhe...

Vdes Kristë Dulaj

Ka ndërruar jetë punëtori i QKMF-së në Prizren, Kristë Dulaj Njoftimi për vdekjen e tij është bërë nga drejtori i QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj. “Një humbje e...

Deputeti i LVV-së – opozitës: Kemi me jua përmend 20-vjetëshin për 4 vjet t’lume

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka thënë se do t’ua përmendin opozitës 20 vjet qeverisjeje për katër vjet, raporton Gazeta Express. Abrashi tha se...

Masat e reja antiCOVID, dhjetëra qytetarë të Shqipërisë kthehen mbrapsht në Morinë

Një numër i madh udhëtarësh janë kthyer sot paradite në Morinë duke mos u lejuar të futen në Kosovë për shkak të rregullave të...

Mbi 300 gjoba në 24 orët e fundit për mosrespektim të ligjit anti-COVID

336 gjoba për mosrespektim të ligjit antiCOVID janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Janë shqiptuar edhe 1 mijë e 167 gjoba...

Një muaj paraburgim për personin që ushtroi dhunë ndaj gruas në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurit K.P., i cili dyshohet se ka kryer...

Gati rregullorja e re e Kuvendit, do t’iu zbritet paga bazë deputetëve që mungojnë në seanca

Në këtë rregullore janë paraparë sanksionet financiare të deputetëve për mungesë në seanca. Pas përfundimit të draftit për rregulloren e re të punës së...

Arrestohet një grup në Rahovec, dyshohet se kreu 20 vjedhje, ndër to edhe në xhami

Policia ka arrestuar pesë të dyshuar, prej tyre tre të moshës madhore dhe dy të mitur, të moshave 16 përkatësisht 14-vjeçare, nën dyshimin se...

AKP emëron bordin e ri menaxhues të Brezovicës

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka njoftuar se ka emëruar Bordin e ri të Përkohshëm Menaxhues të përbërë prej gjashtë anëtarëve...

Vetëvendosje në Prizren mbetet pa një asambliste, ja kush dha dorëheqje

Asamblistja në komunën e Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Nazife Kokollari – Tahiri, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik. Asamblisja...

Southamptoni dëshiron ta transferojë Brojën

Southamptoni është duke biseduar me Chelsean për transferimin e sulmuesit shqiptar Armando Broja, shkruan “The Guardian”. Broja 20-vjeçar është duke luajtur në Southampton këtë edicion....

Në fund të betejës së gjatë ligjore, pasuria e Prince vlerësohet me 156.4 milionë dollarë

Pasuria e këngëtarit amerikan të ndjerë të popit Prince, emri i plotë i të cilit është Prince Rogers Nelson, përfshirë katalogun e tij të...

Shtohen rastet me COVID në Shqipëri, 6 humbje jete në 24 orë

Fluksi me raste të shtuara në valën e radhës të pandemisë së COVID-19 vijon në Shqipëri, ku në 24 orët e fundit, gjashtë persona...

Lajmet e Fundit