-4.2 C
Prizren
E martë, 25 Janar, 2022

Konfirmohet aktakuza për korrupsion ndaj ish-ministrit Hasani, kryetarit të Malishevës Begaj dhe të tjerëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka konfirmuar aktakuzën për korrupsion ndaj ish– ministrit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani, ish- zëvendësministrit të kësaj ministrie, kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetarit të kësaj komune Hajdin Berisha, Drejtorit të Gjeodezisë në Komunën e Malishevës, Bashkim Krasniqi, shefit të Gjeodezisë në Komunën e Malishevës Malë Kasniqi, inspektorit të Agjencisë Pyjore të Kosovës, Nazmi Kafexholli dhe Ahmet Rrahmanajt.

Ata po ngarkohen se duke keqpërdorur pozitën apo autoritetin e tyre zyrtar, kanë krijuar Zonën Ekonomike në Malishevë, në zonat kadastrale Banjë, Bellanicë dhe Senik me qëllim të shpronësimit të tokave të blera me çmim të ulët, me një çmim shumë më të lartë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar avokati Emrush Kastrati.

Gjatë seancës fillestare të mbajtur më 23 shtator 2021, të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për veprat penale për të cilat akuzohen.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 1 korrik 2021 ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarve Ragip Begaj, Hajdin Berisha, Bashkim Krasniqi, Malë Krasniqi, Bajram Hasani, Faton Thaqi, Nazmi Kafegjollii dhe Ahmet Rrahmani.

Sipas aktakuzës, Ragip Begaj, Hajdin Bersiha, Bashkim Krasniqi, Malë Krasniqi, Bajram Hasani, Nazmi Kafexholli dhe Faton Thaqi, akuzohen se kanë kryer veprën penale të “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ahmet Rrahmanaj, akuzohet për veprën penale “Shpëlarje parave”, ndërsa Nazmi Kafexholli akuzohet edhe për veprën penale “Mashtrim”.

Sipas aktakuzës, Begaj akuzohet se në cilësinë e kryetarit të Komunës së Malishevës, në bashkëkryerje me ministrin e atëhershëm të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe zëvendësministrin e kësaj ministrie, Faton Thaqi duke shfrytëzuar pozitën e tyre zyrtare me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore kanë mundësuar shpronësimin në zonat kadastrale Banjë, Bellanicë dhe Senik, duke e shpallur zonë me interes të veçantë.

Sipas aktit akuzues, Bashkim Krasniqi në cilësinë e Drejtorit për Gjeodezi dhe Kadastër, Malë Krasniqi në cilësinë e shefit të shërbimeve të Gjeodezisë, Hajdin Berisha në cilësinë e nënkryetarit të komunës dhe Faton Thaqi në cilësinë e zëvendësministrit, akuzohen se në bashkëkryerje nga periudha kohore 22 maj 2018 deri më 5 qershor 2018, varësisht nga pozitat, kanë shfrytëzuar autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat e tyre kanë mundësuar shpalljen e zonës me interes të veçantë ekonomik me qëllim të themelimit të Zonës Ekonomike në Komunën e Malishevës, në zonat kadastrale Banjë, Bellanicë dhe Senik në mënyrë që të vazhdohej me procedurat e shpronësimit.

Tutje në aktakuzë thuhet se i akuzuari Malë Krsaniqi, pasi e kishte ditur për krijimin e Zonës Ekonomike, kishte blerë pronë në zonat kadastrale Banjë dhe Lladrovc me çmim prej 25 euro për ari.

E gjithë kjo, sipas aktakuzës, duke qenë në dijeni se këto prona do të shpronësohen nga Qeveria e Kosovës, e ku çmimi do të ishte shumë më i lartë.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Nazmi Kafexholli, ngarkohet se në cilësinë e inspektorit në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës (APK), duke qenë në dijeni për krijimin e Zonës Ekonomike, dhe me qëllim që t’i rrit vlerën tokës, kishte marrë me qera pronën e të ndjerit M.H. ku kishte ngritur pemishte, për çka kishte përfituar edhe grante nga Ministria e Bujqësisë.

Tutje, sipas aktit akuzues, Ahmet Rrahmanaj nga viti 2007 deri më 2013 në vazhdimësi duke e ditur se parcelat e tokës në pronësi shoqërore janë blerë dhe krijuar me aktivitete kriminale, ka transferuar dhe njëkohësisht ka tentuar të transferojë pronat me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës dhe shmangies nga pasojat juridike.

Në aktin akuzues thuhet se Rrahmanaj, ka privatizuar pronat e “Newco Mirusha” tokë bujqësore në zonat kadastrale Banjë, Bellanicë dhe Senik në Komunën e Malishevës me çmim artificialisht të ulët 1 milion e 222 mijë e 333 euro, sipërfaqe prej 1,157 hektarë e 51 ari për 99 vite.

Për këtë, thuhet se i akuzuari më 11 korrik 2013 ka bërë bartjen e tokës në emër të personit tani të ndjerë M.H. si përfitues i tokës në sipërfaqe prej 203 hektar e 11 ari, ku për këtë transaksion, të akuzuarit i ishin transferuar 200 mijë euro në llogari bankare.

Mirëpo, aktakuza thotë se të njëjtat ia kishte kthyer të ndjerit M.H. dhe gjithë kjo ishte bërë me qëllim të kinse shit-blerjes që kishte ndodhur në vitin 2007.

Më Shumë

1840 tiketa trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë, Policia ka shqiptuar 1840 tiketa trafiku. Sipas raportit janë shkaktuar 32 aksidente trafiku me dëme materiale e...

Gruaja hidhet nga kati i pestë i banesës në Suharekë, shpëton me lëndime të rënda

Një grua nga Suhareka është hedhur nga kati i pestë i banesës, dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Policia e Kosovës ka bërë të...

Dy të vdekur nga koronavirusi të hënën në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona nga koronavirusi në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 2.243...

Gareth Bale rikthehet nga lëndimi, i paqartë për të ardhmen

Pas 144 ditësh mungesë, Gareth Bale është rikthyer në listën e Carlo Ancelotti-t. Bale do të jetë i pranishëm, dhe me shumë mundësi do të...

Mediumet ndërkombëtare shkruajnë për suksesin historik të Kiana Kryeziut

Kualifikimi historik i Kiana Kryeziut në Lojërat Olimpike ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Gjiganti mediatik, The Washington Post i ka kushtuar një artikull...

Kurti: Me kthimin e bllokut B2 në funksion po paguajmë çdo orë 50 mijë euro import më pak

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me kthimin e bllokut B2 të termocentralit “Kosova B” në funskion, tashmë për çdo orë po paguhen 50...

Shqiptarët grabisin në shtëpinë e legjendës së Milanit, vjedhje spektakolare e kasafortës

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi janë kapur në tentativë për të grabitur banesën e Giovanni “Gianni” Rivera, politikani dhe...

Sabri Fejzullahu i kërkon falje publikisht gruas së tij, Nerës: Nga xhelozia ia ndërpreva këngën, nuk ia bëj vetes kurrë hallall

Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, ka qenë i ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”. Ai iu është përgjigjur shumë...

106 vjetori i vrasjes së Isa Boletinit

Sot janë bërë 106 vjet që nga vrasja e Isa Boletinit. Isa Boletini u lind me 15 janar të vitit 1864 në Boletin, ka qenë...

Një i vdekur e 2943 raste pozitive me COVID-19 të premten

Një person ka vdekur e janë regjistruar 2943 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ditën e premte, duke shënuar kështu rekord rastesh ditore...

Ish-kryetari i Malishevës deklarohet i pafajshëm për korrupsion, prokuroria thotë se do të vërtetohet fajësia e tij

Ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili po akuzohet për korrupsion, është deklaruar i pafajshëm për veprën penale që i vihet në...

Bill Gates paralajmëron për pandemi potencialisht shumë më të këqija se Covid-19

Ndërsa rastet me Covid-19 të nxitura nga varianti Omicron po rriten në të gjithë botën, Bill Gates ka paralajmëruar për pandemi më të këqija...

Ibrahim Rugova, prijësi i keqkuptuar

Nga Agron Gjekmarkaj Ibrahim Rugova, “kolosi i brishtë” sipas përkufizimit postum të Bernard Kushner në “Le Monde”, i ka mundur gjithmonë kundërshtarët e tij pa...

Masat e reja kufizuese antiCOVID, komunat fajësojnë nivelin qendror për mosbashkëpunim

Ministria e Shëndetësisë sot pritet të shqyrtojë mundësinë për ndryshimin e masave antiCOVID, kjo pasi ditëve të fundit në vend është rritur numri i...

Vdes Kristë Dulaj

Ka ndërruar jetë punëtori i QKMF-së në Prizren, Kristë Dulaj Njoftimi për vdekjen e tij është bërë nga drejtori i QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj. “Një humbje e...

Prizreni 16 fiton në Ligën Unike

Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Kamza Basket me rezultat 86:95 (17:26, 7:22, 33:23, 29:24), në kuadër të xhiros së tetë të Ligës Unike. Fillimi...

Lajmet e Fundit