Gjykata uellsiane vendos për rastin e Celinës

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, sa ishte pjesë e Swanseas kishte një problem me veturën e tij “MercedesS63” që e gjeti të dëmtuar në njërin nga parkingjet e qytetit.Dëmet që iu shkaktuan ishin afro 11 mijë funte shkruan “Wales Online”,.

Vetura e Celinës ishte një nga pesë veturat e goditura nga kryesi i këtij dëmi që njihet me emrin Lee Draper.Ai pasi që përplasi veturat hyri në një kafene dhe vodhi disa shishe alkool.

“Ai duhet të dërgohet në burg”, tha një nga gjyqtarët e Gjykatës së Swanseas për arsye se ai këto dëmtime në atë natë i bëri me qëllim dhe me inat, përcjell zëri.info.Kjo ndodhi në kohën kur Bersant Celina luante për ekipin nga Uellsi.

Bersant Celina nga Swansea në verën e kaluar u transferua në Dijon që luan në “Ligue 1” duke i bërë 24 paraqitje deri tash dhe duke realizuar 4 asistime.Dijon pozicionohet në fund të tabelës në futbollit francez.

Më Shumë

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Lajmet e Fundit