Aksident në Rahovec, lëndohen tre persona

Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 09:30 në fshatin Bërnjak, në Rahovec.

Siç thuhet në njoftim, në aksident ishin të përfshira dy vetura civile.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasoj, janë lënduar tre meshkuj kosovar, ku njëri është dërguar në QKUK për tretman, ndërsa tjetri është ndalur në Spitalin e Gjakovës dhe i treti është liruar pas tretmanit mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit