11.4 C
Prizren
E premte, 7 Nëntor, 2025

Gjykata vendos nesër për Azem Sylën

Avokati mbrojtës i Azem Sylës, Tomë Gashi, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se nesër do të mbahet seanca gjyqësore ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve. Sipas Gashit, Gjykata Themelore e Prishtinës nesër do të vendosë në lidhje me lirimin ose vazhdimin e masës së paraburgimit për Sylën.

“Pas caktimit të paraburgimit ndaj Azem Sylës më 29 prill 2016, dhe pas kalimit të afatit prej 4 muajve, gjykata nesër do të mbajë seancë të veçant për të vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorit të EULEX-it për vazhdimin e paraburgimit ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve edhe për 3 muaj të ardhshëm. Si mbrojtje e Azem Sylës besojmë se këtë herë nuk do ti vazhdohet paraburgimi ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ngase nuk ka asnjë arsyeje ligjore për këtë. Vazhdimi i paraburgimit mund të konsiderohet vetëm si dënim ndaj Azem Sylës dhe jo si masë ligjore, pasi që Prokurori deklaron se i ka të gjitha provat me shkrim në këtë çështje”, ka thënë Tomë Gashi.

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, dyshohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës se ishte udhëheqësi i një grupi kriminal që është marrë me shitjen e pronave shoqërore në periferi të Prishtinës, konkretisht në Veternik dhe Çagllavicë. Përveç Sylës në këtë veprimtari të kundërligjshme dyshohet të jetë i përfshirë edhe ish-kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka. Ata dyshohen se duke vepruar si grup kriminal kanë bërë tjetërsimin pronave shtetërore, dhe me këtë veprimtari të kundërligjshme i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës rreth 30 milionë euro.

Më Shumë

Liria kthehet në shtëpi, pret Kikën në Prizren

Liria rikthehet sot në shtëpi për t’u përballur me Kikën, në ndeshjen e radhës të Ligës së Parë. Sfida do të zhvillohet në Stadiumin “Përparim...

Zyrtare: Elon Berisha, trajner i ri i Malishevës

Malisheva ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e trajnerit Elon Berisha, i cili vjen si pasues i Qatip Osmanit të larguar para disa javësh. Klubi malishevas ndau...

Lajmet e Fundit