3.7 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

“Goodbye to Language”, filmi më i mirë i 2014-ës

Film-Goodbye to languageShoqata amerikane e kritikëve të filmit ka shpallur “Goodbye to Language” (Adieu au langage) të regjisorit legjendar, Jean-Luc Godard, filmin më të mirë të vitit 2014.

“Goodbye to Language”, me regjinë e Godard-it 84 vjeçar, gjithashtu kishte fituar çmimin e jurisë në Kanë. Filmi që rrëfen për një qen që bashkon një dy njerëz në një aferë, u nominua edhe për regjinë më të mirë dhe kinematografinë më të mirë.

Gjatë festivalit të Kanës ishte përfolur se ky do të jetë dhe filmi i fundit nga Godard, i cili njihet si njëri nga liderët e rrymës French New Wave, me filmat e suksesshëm “A Bout de Souffle”, “Masculin, Feminin”, “Pierrot le Fou”, etj.

Regjisori më i mirë, ndërkaq, u shpall Richard Linklater me “Boyhood”, Timothy Spall ishte aktori më i mirë, ndërsa aktorja më e mirë ishte Marion Cotillard. Për skenarin më të mirë u vlerësua “Grand Budapest Hotel” nga Wes Anderson.

Më Shumë

Prizren: Vihen themelet për ndërtimin e 50 shtëpive për familjet në nevojë

Në një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës për familjet me asistencë sociale, sot u vu gurthemeli për ndërtimin e 50...

Ndahet nga jeta tragjikisht zyrtarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Minire Bytyqi

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar me pikëllim të thellë për ndarjen tragjike nga jeta të koleges së tyre, Minire Bytyqi, e cila humbi...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit